Këtë verë, Hygerta Sako festoi ditëlindjen e 47-të. Edhe pse vështirë të besohet për shkak të pamjes së saj, qirinjtë e tortës nuk gënjyen. Apo ndoshta po? Në një video që Hygerta shpërndau në rrjetet sociale, i vendosi fillimisht qirinjtë që të dukej 24, ndërsa vajza e kundërshton.
“S’të lë njeri të gënjesh”, thotë moderatorja duke zbuluar moshën e vërtetë në videon humoristike. Por ne s’qenkemi të vetmit që vështirë ta besojmë moshën e saj. Në bisedën me “Rudina” në Tv Klan, Hygerta tregon se pas videos së postuar, ka qenë gjithashtu një person që është habitur me moshën e saj.
Hygerta Sako: E bukur ishte që në restorantin ku ne ishim, në Turqi, ishte një kamarier i vjetër dhe unë kur vajtëm për të ngrënë darkë, i çova tortën bashkë me numrin 4 dhe me numrin 7. Mirëpo numri 7 dukej pak edhe si 2 po ta ktheje nga ana tjetër. Ai e çoi në kuzhinë për ta sjellë pasi ne të konsumonim darkën dhe erdhi një moment dhe më pyeti: “Numrat si t’i vendos?” Se tha “42 po më duket shumë e vjetër, 24 po më duket shumë e re, kështu që s’e di”. I thashë ngrije, ngrije, vëre 7. Ai tha “jo, s’ka mundësi”. Ndoshta edhe fakti që mua më ndihmon pak edhe gjenetika që mos t’i marr të gjitha për vete, unë kam edhe një gjenetikë shumë të mirë kështu që më shijon kjo pjesa që edhe pse 47 vjeçe, në njëfarë mënyre e shijoj jetën dhe e përjetoj këtë moshë sepse në fund të fundit unë jam realisht me atë idenë që njeriu është sa ndihet në shpirt dhe nuk ka fare rëndësi sesi je për së jashtmi./tvklan.al