Roza Lati së fundmi ka udhëtuar drejt Dubait me një mikeshën e saj, ku kanë kaluar disa ditë mjaft të bukura, kanë pushuar dhe qetësuar duke lënë mënjanë përditshmërinë e tyre. Ajo është ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të rrëfyer eksperiencën e saj në këto pushime, ku veçoi momentin që kishte takuar Nusretin. Ajo shprehet se ai ishte një njeri shumë simpatik, joshësh dhe e di shumë mirë se çfarë njerëzit duan.

Rudina Magjistari: Si ishte ky Nusreti nga afër?

Roza Lati: Shumë i shkurtër, më i shkurtë se unë. Ai shkonte në çdo tavolinë ku mund të prihej bifteku me thikë. Unë nuk është se e ha shumë mishin, por vajta më shumë për kuriozitetin sepse është shumë i famshëm.

Rudina Magjistari: Ishte e lehtë të rezervoje një tavolinë?

Roza Lati: Ishte shumë e vështirë, ne e kemi marrë në telefon sot për pas 3 ditëve kishte tavolinë të lirë.

Rudina Magjistari: Porositët mish ekstra të kuq që ai të vinte dhe ta priste aty?

Roza Lati: Jo unë nuk e porosita të kuq zemër, e porosita të gatuar mirë. Unë e kisha spageti biftek sepse ishte i hollë që kapej me piru ai bifteku im dhe e quanin spageti, aq i hollë ishte. Mikesha ime mori një biftek që pritej me thikë dhe erdhi personalisht Nusreti. Më tha mua një moment, a je e lumtur dhe unë i thashë jo.

Roza tregon se kur e pyeti Nusreti pse, ajo bëri një fytyrë bebeje të llastuar, një mimikë që ajo e bën shpesh në përditshmërinë e saj por edhe në daljet e saj publike. Një mimike e tillë erdhi edhe nga ana e Nusretit i cili e imitoi atë.

Roza Lati: Nusreti që imitoi Rozën, i thoja Jolës si nuk e bëra video këtë gjë, ishte perlë më imitoi mua, një njeri i vogël si Nusreti që të imiton.

Rudina Magjistari: Është simpatik?

Roza Lati: Është shumë simpatik, shumë joshës, ai e di se çfarë do njerëzimi dhe ia ofron. /tvklan.al