Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit kanë nënshkruar një dokument të përbashkët, në bazë të së cilës nxënësit që duan të marrin një zanat ju jepet një mundësi e re që të zgjedhin Arsimin Profesional në çdo kohë, përgjatë gjithë vitit të parë të gjimnazit.

Në një postim në rrjetin social  “Facebook”, kryeministri Rama thekson se më kërkesat në rritje të tregut të punës për profesionistë të kualifikuar, gjithnjë e më shumë të rinjtë po orientohen drejt zanateve dhe arsimin profesional si rrugën e duhur për punësim të sigurt.

“Nxënësve që duan të marrin një zanat u jepet një mundësi e re që të zgjedhin Arsimin Profesional në çdo kohë, përgjatë gjithë vitit të parë të gjimnazit, falë dokumentit të përbashkët që u nënshkrua sot nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit dhe Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Me kërkesat në rritje të tregut të punës për profesionistë të kualifikuar, gjithnjë e më shumë të rinjtë po orientohen drejt zanateve dhe po zgjedhin arsimin profesional, si rrugën e duhur për punësim të sigurt”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.


/tvklan.al