“Tirana Training Center” është kjo hapësira më e re që do të vihet në funksion të industrisë kreative, asaj të kinematografisë, në ish-Kinostudio. Me disa programe profesionale, në aktrim, regji, animacion, ajo do të jëtë në funksion të më shumë se 400 studentëve, që duan të zhvillohen në këtë sektor i cili e ka të nevojshme të “korrë” përfitimet që vijnë drejtpërsëdrejti nga rijetizmi i tij.

Kryeministri Edi Rama, foli për transformimin e kinematografisë, dhe zhvillimet që dikur ishin të paimagjinueshme për Shqipërinë në një fazë ku çdo gjë është e mundur.

“Rikthehemi këtu në këtë hapësirë pas një pune të mundimshme, për të gjithë restaurimin e saj për të hapur një program inkurajues edhe frymëzues duke krijuar mundësira të reja për të gjithë të rinjtë dhe për të rejat e Shqipërisë kreative. shqipëria ka kaluar në një farë ndryshe nga vite më parë, ku shprehja më e natyrshme dhe përshkrimi jo fort i gabuar i realitetit, ishte ‘këtu nuk bëhet asgjë dot’ më shprehjen ‘çdo gjë është e mundur”.

Efeket pozitive të këtij sektori Rama i dëshmoi me një shëmbull të një programi televiziv hollandez që arriti të ndryshojë perceptimin e holandezëve për Shqipërinë, duke influencuar edhe në turizëm. Një falënderim të veçantë për realizimin e këtij projekti e pati për ambasadën amerikane në Shqipëri.

Edhe Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe e quajti të rëndësishëm këtë hap, duke sjellë në vëmendje fatin që sot shumë prodhime të sukseshme arkëtojnë miliona.

Kjo qendër do të shërbejë si katalizator për zhvillimin e kinematografisë dhe prodhimeve audiovizuale në Shqipëri, me pjesëmarrjen e profesionistëve nga HBO, Netflix, Warner Bros e të tjerë.

Tv Klan