Në 12 Shtator, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan transmetoi një problemtikë të një shtetasi italian me një stomatolog shqiptar. Luka Karta (Luca Carta) me rekomandimin e një italiani tjetër erdhi në Tiranë për të vendosur dhëmbë me metodën e implantologjisë në klinikën “Todri Dent” me mjek stomatolog David Todri. Italiani e pagoi mjekun stomatolog me 4500 Euro në dorë dhe pas 1 jave qëndrimi në Tiranë, u largua. Atje vuri re, se njëri implant ra dhe nisi t’i shkruajë mjekut.
Pasi u konsultua e u lidh me një mjek italian, ky i fundit konstatoi, se punimi i bërë nga David Todri, ishte jo cilësor dhe me shumë probleme.
12 SHTATOR 2023:
Pacienti italian Luka Karta: Unë punoj si shofer autobusi dhe një pasagjer më tha, se një miku i vet njihte një dentist të mirë në Tiranë.Unë kisha nevojë për implantologji. Epo mirë, thashë. Kur kisha gati paratë, telefonova këtë italian dhe më dha numrin e telefonit të David Todrit, stomatologut. Qëndrova 1 javë në Shqipëri dhe e pagova 4500 euro në dorë. Nuk më dha faturë, sepse duhej të ritkhehesha në Shtator përsëri dhe atëherë do të më jepte faturën prej 7 mijë Euro në total. U ktheva për të punuar në Irlandë dhe dakord, pak dhimbje në fillim, por shiko, implanti ishte infektuar..Dua të gjitha paratë e mia mbrapsht, paratë për riparimin, që i kam bërë dhëmbëve këtu dhe dëmshpërblim.
Në bisedat, që ka bërë pacienti me mjekun shqiptar, ky i fundit e fyen rëndë dhe e kërcënon se do ta vrasë.
Luka Karta: Unë e telefonova dentistin David Todri dhe po i kërkoja shpjegime dhe më tha, që nuk vdes askush, pse ra një dhëmb.Po i shpjegoja, se ai nuk ka punuar mirë me strukturën e dhëmbëve. M’u kthye keq, më tha fjalë shumë fyese, kërcënime shumë të rënda. I dëgjove audiomesazhet, që më ka nisur?
David Todri, stomatolog: O fytyrë m…! O pe…! E di, se çfarë do të të bëj, po të erdha ty? Do të të fus…në gojë! Përse ke frikë”?
Emisioni Stop shkoi pranë klinikës dentare Todri, por askush nuk doli. Por gazetari i Stop pati një bisedë telefonike me stomatologun David Todri.
Stomatologu David Todri: Ik, mos më merr mua në telefon, ti! Mbylle…!
Më pas, emisioni investigativ “Stop” iu drejtua Urdhrit të Stomatologut. Alban Peca, Sekretar i Përgjithshëm në USSH, thotë, se Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë, Dega Fier-Berat ka përjashtuar dhe i ka hequr licensën stomatologut David Todri, duke i kërkuar të bëjë rikualifikim.
Alban Peca: Sipas informacioneve që më janë përcjellë nga Komisioni Disiplonor i Këshillit Rajonal Fier-Berat, janë bërë 2 gjykime disiplinore. Në fazën e parë është trajtuar e përgjithshmja e të gjithë konfliktit se ku donin të dilnin palët në këtë proces dhe për dëmin që i pretendohet se është shkaktuar. Është caktuar dhe eksperti që do të bëjë dhe hetimin administrativ të çështjes./tvklan.al