Sendi që e shoqëron Klodian Muratin në çdo pushim është një rrip. Yogist-i e solli në programin “Rudina” në Tv Klan duke demonstruar se ç’bën me të dhe pozat që mori, shkrinë gazit të pranishmit. Rripi përdoret jo vetëm për ‘stretching’, por edhe si formë për të lexuar.

Klodian Murati: Ky është një rrip magjikbërës. Përse? Kur unë shkoj në plazh, e kam gjithmonë me vete sepse bëj edhe ‘stretching’. Me këtë rripin ti bën një mobilizim të mirë të shtyllës kurrizore, të këmbëve, hapje, relaksim, tërheqje të qafës, çlirimin e shpatullave.

Rudina Magjistari: Pra vetëm me atë rrip ti realizon të gjitha këto ushtrime kështu që ti e mban gjithmonë me vete këtë, edhe kur shkon me pushime.

Klodian Murati: Nuk i solla se kam harruar, por me këtë kur ti lexon, vendosesh, sigurisht janë disa teknika.

Rudina Magjistari: Imagjino je ti duke lexuar në çadër.

Klodian Murati: Po, jam shtrirë. Po, njërën këmbë e vendos këtu te kjo, dhe ndërkohë që këmba shtrihet se është drejt, ti lexon, e mban librin edhe këtu.

Rudina Magjistari: Domethënë ti je shtrirë dhe këmba i bie të jetë këtu lart, mban dhe librin. Sa do të doja të të shikoja në atë moment!

Klodian Murati: Që do të thotë tërheq edhe qafën, edhe këmbën, përmirëson edhe qarkullimin.

Olsi Abazi: Mbush edhe kokën me informacion./tvklan.al