Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump është akuzuar vazhdimisht për lidhje me Kremlinin, por këtë herë nën hetim do të shkojnë demokratët.
Kongresmenët republikanë ngritën dy komisione hetimore.
I pari do të hetojë marrëveshjen e 2010-ës të administratës Obama me Rusinë, që parashikonte shitjen e 20% të uraniumit amerikan.
Një komision paralel do të shqyrtojë vendimin e FBI-së për të mos akuzuar ish-Sekretaren e Shtetit Hillari Klinton për përdorimin e email-it privat për çështje zyrtare.
Presidenti Trump prej kohësh ngre zërin për këtë çështje. Në një postim në rrjetet sociale, shefi i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se “marrëveshja e uraniumit me Rusinë, me ndihmën e Sekretares Klinton dhe vetëdijen e administratës Obama, është historia më e madhe që Mediat e rreme”, siç i quajti Trump, nuk duan ta ndjekin.
Demokratët e kanë quajtur nisjen e hetimeve si një diversion të madh dhe përpjekje për të mbuluar rrezikun kombëtar që paraqet Rusia nën administratën Trump./Tv Klan