Barak Obama shfrytëzoi fushatën për zgjedhjet e Kongresit për rikthimin në politikën aktive, ku sulmoi drejtpërdrejtë pasardhësin e tij Donald Trump, në një fjalim të fortë në Ilinois, të ndërprerë disa herë nga duartrokitjet.
“Çfarë ndodhi me Partinë Republikane. Parimi kryesor i saj në politikën e jashtme ishte lufta kundër komunizmit. Dhe tani janë bërë miq të ngushtë me ish-shefin e KGB-së. Po luftohet liria e shtypit, po kapitalizohet politika e frikës. Kjo nuk nisi me Donald Tramp-in, ai është një simptomë, jo shkaku i kësaj”.
Përgjigja e presidentit Trump ishte e menjëhershme.
“E dëgjova ishte një fjalim i mirë për të më vënë në gjumë”.
Të ashtuquajturat zgjedhje të gjysmë-mandatit zhvillohen çdo katër vjet, në gjysmën e mandatit presidencial. Amerikanët shkojnë në votime për zgjedhjen e dhomës së përfaqësuesve dhe një numër të senatorëve të përjetshëm.
Tv Klan