Barack Obama bëri thirrje në Berlin për krijimin e një gjenerate të re europianësh dhe amerikanësh për të rrëzuar muret që ekzistojnë mes aleatëve, mes racave e feve për të përballuar sfidat globale. Në një fjalim të pa precedentë në fushatën elektorale amerikane kandidatit demokrat iu drejtua një turme entuziaste që i rezervoi një pritje madhështore.

Më shumë se 200 mijë vetë u mblodhën në sheshin Tir Garden pranë portës së Vrandenburgut në zemër të Berlinit. Aty ku deri në vitin 1989 kalonte perdja e hekurt. Një fjalim prej 45 minutash në oratorinë qe e karakterizon e që u ndërpre disa herë nga duartrokitjet të zgjatura të megaturmës . 

Barack Obama: “Rreziku më i madh do të ishte sikur ne të lejonim që të na ndanin muret të reja.”

Ky fjali e tij e evokoi divergjencat mes Europës dhe dhe Shteteve të Bashkuara  në presidencën e George W. Bush si dhe ishte një thirrje për bashkim përballë sfidave të mëdha globale. 

Barack Obama: “Përballë terrorizmit, ndryshimeve klimaterike, dogës, programeve bërthamore ne nuk mund të lejojmë që të jemi të ndarë. Muret mes aleatëve të vjetër në dy anët e Atlantikut nuk mund të na ndajnë më. Muret mes vendeve më të pasura dhe atyre më varfra nuk duhet të qëndrojnë në këmbë as muret mes racave dhe tribuve, mes autoktonëve dhe emigrantëve, kristianëve, myslimanëve e hebrenjve.”

Nevoja e ndryshimeve në marrëdhëniet transatlantike dominoi të gjithë fjalimin e senatorit 46-vjeçar, i cili rrjedhshëm dhe qartë apeloi për një erë të re në sytë e 2200 mijë të mbledhurve në shesh  e të 10 milionëve të tjerë që  e ndoqën në ekranet më prestigjioze në mbarë botën.

Barack Obama: “Populli i Berlinit dhe gjithë botës ora jonë ka mbërritur, një gjeneratë e re, gjenerata jonë duhet të lërë gjurmën e saj në histori. Amerika nuk ka aleat më të madh se Evropën, por një partneritet i vërtetë kërkon një punë konstante dhe sakrifica. Kërkon aleatë që dinë të dëgjojnë, të mësojnë prej njëri-tjetrit dhe mbi të gjitha të kenë besim mes tyre.”

Barack Obama u kërkoi evropianëve që të vazhdojnë angazhimin e tyre në Afganistan, në emër të popullit afgan e të sigurisë globale duke shfaqur edhe njëherë pikëpamjen se ky vend duhet të kthehet në prioritetin e Washingtonit. Ashtu siç ka deklaruar se do të veprojë nëse do të zgjidhet president.

Barack Obama: “Amerika nuk mund t’ia dalë e vetme, populli afgan ka nevojë për ushtritë tona, për mbështetjen tonë dhe tuajën për të mposhtur talebanët dhe Alkaedën. Për të zhvilluar ekonominë dhe për të rindërtuar vendin, nuk duhet të heqim dorë  pikërisht tani.”

Senatori i Elinoisit që gëzon një avantazh të lehtë ndaj rivalit republikan  McCain përdori dekorin e një prej qyteteve më të njohura nga amerikanët për këtë fjalim, përmes të cilit tentoi të provonte se ai ka staturën e duhur për një president.

Barack Obama: “Shikojeni Berlinin ku një mur është rrëzuar, një kontinent u bashkua dhe historia ka treguar që asnjë sfidë nuk është e vështirë kur njerëzimi shtrëngon radhët e tij.”

Masa e njerëzve e mbledhur në qendër të Berlinit thyen çdo rekord të fushatës së tij presidenciale të mbajtur deri më tani nga Oregoni ku u mblodhën 75 mijë persona. Ajo dëshmon admirimin e Gjermanisë për John Kendy me ngjyrë siç e përshkruan titulli i një biografie të publikuar në gjermanisht. Ndërkohë që imazhi i SHBA ka degraduar më shumë se kurrë që prej pushtimit të Irakut në vitin 2003, ku në këtë vend për çudi Barack Obama gëzon mbështetjen e 76% të popullsisë.

Barack Obama që deri më tani ka vizituar Kuvajtin, Irakun, Afganistanin, Jordaninë dhe Izraelin, largohet nga Berlini mëngjesin e së premtes dhe do të përfundojë turin e tij ndërkombëtar në Londër./tvklan.al