Në përgjigje të dyshimeve për efikasitetin e vaksinave kundër varianteve, Organizata Botërore e Shëndetësisë përsërit se ato janë efektive kundër Omicron, i cili nuk duket të jetë më i rrezikshëm se varianti Delta.
Michael Ryan, i cili drejton programin e reagimit ndaj urgjencave të OBSH-së ndaj Covid-19 thotë se vaksinat kanë treguar se janë efektive ndaj të gjitha varianteve.
“Për t’i dhënë fund pandemisë, bota duhet të veprojë së bashku si një ekip. Askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të. Ne kemi nevojë për qasje të barabartë në vaksina, trajtim dhe në diagnostikim”, thotë OBSH në një postim në Twitter.
Ndërkohë, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandojnë që amerikanët të shmangin udhëtimet në Francë, Jordani, Portugali pasi këto vende kanë regjistruar një rritje të rasteve me Covid-19.
Paralajmërimi bëhet kur në 28 ditët e fundit arrihet një incidencë prej më shumë se 500 rastesh për 100 mijë banorë.
Klan News