Vijon Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim 4 personave për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë.

Blerim Vrapi banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”; Agron Bardhoshi banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit”;

Rexhep Spata banues në Berat, i dënuar në Finlandë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe Lorenc Hoxha (Kanani) banues në Berat, i dënuar në Zvicër për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./tvklan.al