Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar sot formularin e deklarimit të pasurisë tre të dënuarve në Tiranë.

Në një njoftim për mediat, OFL bën me dije se brenda 48 orëve Gezim Alimehmteti, Artur  Koleci (Çartis) dhe Edmond Shkalla duhet të përgjigjen për pasurinë e tyre.

Gezim Alimehmteti është i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë; Artur  Koleci (Çartis) i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”; Edmond Shkalla është  dënuar për veprën penale “Shfytëzimi i prostitucionit”.

Të gjitha përgjigjet e 3 subjekteve të OFL-së do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./tvklan.al