Operacioni Forca e Ligjit kërkon deklarimin e pasurisë katër të dënuarve për vepra të ndryshme penale.
Në një njoftim për mediat OFL bën me dije se “Bajram Hidri, banues në Kurbin, i dënuar për veprat penale ”Kultivimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; Hil Ndreca banues në Kurbin, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;
Albert Malçi banues në Mat, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe Altin Nogaj banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë”, duhet të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit të pasurisë.
Formulari duhet të plotësohet me shkrim brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./tvklan.al