Influencat politike cënojnë profesionalizimin në hartimin e strategjive efektive për zhvillimin ekonomik të vendit. Përfaqësuesi rezident i Fondit Monetar Ndërkomëbtar Jan Peter Olters deklaron se strategjia e shqiptare kundër varfërisë nuk ka arritur rezultatet e dëshiruara.

Jan Peter Olters: “Për këtë duhen njerëz shumë të kualifikuar, shumë të angazhuar dhe shumë efikasë në pozicionet kyçe. Nuk ekziston një parti politike që ka monopolin mbi talentet. Shqipëria është mjaft e varfër për t’i lejuar vetes këtë gjë.”

Olters deklaroi se projekti i “General Electric” për trenin Tiranë-Durrës duhet të vlerësohet në bazë të studimit të fizibilitetit.

Jan Peter Olters: “Ne kemi argumentuar që për projektet publike është i nevojshëm pasja e një studimi të fizibilitetit, i pavarur dhe për të shpallur tenderin. Studimi i fizibilitetit do të ndihmojë për marrjen e vendimit nëse projekti vlen ose jo.”

Sipas qëndrimit të FMN-së, kritikat e ndërkombëtarëve nuk i adresohen politikanëve në veçanti si dhe synojnë zhvillimin më rezultativ të aspekteve të ekonomisë shqiptare. /tvklan.al