Udhëtarët që përshkuan tunelin më të gjatë në vend, atë të Llogarasë, qëndruan të lidhur gjatë gjithë kohës në rrjetin celular, falë shërbimit të One Albania, i certifikuar si më i miri në Shqipëri nga eksperti ndërkombëtar i krahasimit të rrjeteve celulare dhe matjeve në terren Omnitele.
Tunelet shpesh paraqesin sfida për rrjetet e telekomunikacionit, por abonentët e One Albania kanë një lidhje të pandërprerë në voice dhe data përmes teknologjisë 4G, në të gjithë segmentin e tunelit të Llogarasë.
Gjatësia prej 6 kilometrash përshkohet në një kohë prej afro 7 minutash dhe lidhja me One Albania është e qëndrueshme në të gjithë gjatësinë e tunelit.
Rrjeti celular i One Albania, më i madhi dhe më moderni në Shqipëri, garantoi cilësinë më të mirë duke ofruar mbulim të qëndrueshëm dhe të shpejtë.
Teksa aksesojnë më lehtësisht bukurinë e rivierës sonë, One Albania fton të gjithë abonentët të ndajnë përvojat e tyre në kohë reale dhe të lundrojnë të qetë, falë mbulimit të fuqishëm që i ofron të gjitha në një për ju.
Tv Klan