Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehin mbështetje për sistemin gjyqësor në Shqipëri. Këshilltarja ligjore e OPDAT, Michele Lakomy u tha prokurorëve të Tiranës dhe studentëve magjistratë, se Reforma në Drejtësi është në rrugën e duhur.

Shtetet e Bashkuara kanë një mesazh pozitiv, ndryshimi po ndodh dhe procesi po fillon të funksionojë. Sot po fillojmë të shohim se procesi, jo individët, po fillon të hedhë rrënjë dhe sistemi i drejtësisë që populli shqiptar meriton, po fillon të marrë formë.

Këshilltarja ligjore e OPDAT solli si shembuj të suksesshëm arrestimin e Kelmend Balilit dhe Emiljano Shullazit.

Dënimi së fundmi i Kelmend Balilit është vetëm një shembull se si sistemi dhe procesi, funksionuan. Një kriminel i njohur u arrestua pasi u dorëzua, pronat iu sekuestruan për të ndaluar aktivitet të mëtejshëm kriminal dhe pati një gjyq të drejtë, u gjet fajtor dhe tani është dënuar. Në rastin e Emiljano Shullazit, një tjetër kriminel i tmerrshëm u hetua, arrestua, akuzua dhe u lejua të mbronte veten energjikisht në gjykatë, e cila në fund dha një gjykim bazuar në fakte dhe ligj. Në të dy rastet ishte procesi ai që fitoi. Dhe ajo fitore e procesit tregon se sistemi mund të funksionojë kur prokurorë të guximshëm, të ndershëm dhe të pavarur zotohen të përmbushin detyrat me integritet

.”

I pranishëm në aktivitetin e organizuar me rastin e Ditës së Drejtësisë ishin edhe Prokurori i Antimafias në Itali, Francesco Mandoi. Sipas tij drejtësia nuk u intereson vetëm gjyqtarëve e prokurorëve, por edhe qytetarëve. Ndërsa shefja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj kërkoi nga prokurorët të jenë kurajozë përpara vështirësive që përballen.

Tv Klan