Një sasi kanabisi e hedhur në një segment të lumit të Shushicës në Vlorë u gjet nga njësitë e forcës Delta dhe Policia e Vlorës. Droga ishte e ndarë në 21 thasë me 210 kg në total.

Policia dyshon se ajo është hedhur nga trafikantët që kanë qenë në dijeni për operacionin e forcave DELTA.

Ndërkaq në disa zona të tjera, policia ka konstatuar vatra zjarri në të cilat digjej lëndë narkotike.

Nga e gjithë sasia prej 210 kg kanabisi, ekspertët kriminalistë administruan për ekzaminim një sasi prej 30 kg.

Pjesa  tjetër nuk plotësonte kushtet për ekzaminim. /

tvklan.al