Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Pamje bruto – Forcat Speciale të policisë kanë arrestuar sot të shumëkërkuarin Jaho Mulosmani, apo siç njihet ndryshe me emrin Jaho Salihi. Salihi është i akuzuari kryesor për vrasjen e bujshme të deputetit demokrat Azem Hajdari në 12 Shtator 1998. Pas arrestimit Jaho Mulosmani pritet të jetë së shpejti pjesë e procesit gjyqësor që ka nisur për vrasjen e deputetit Hajdari./tvklan.al