Edhe pse akoma nuk janë përgatitur shifrat zyrtare, operatorët turistikë vlerësojnë se janë realizuar parashikimet e tyre se vera 2009 do të jetë sezon turistik me shifra rekorde sa i përket numrit të turistëve nga Maqedonia që kanë pushuar në bregdetin shqiptar.

Bazuar në rezultatet e  agjencive të tyre turistike, operatorët turistik në Shkup thoin se numri i turistëve nga Maqedonia që sivjet kanë pushuar në bregdetin shqiptar është rritur së paku për 20%.

“Çdo vit turizmi në Shqipëri përmirësohet shumë më tepër prej vitit të kaluar. Tani me numra s’mund të flas, por mund të flas për zyrën time, në krahasim me vitin e kaluar diku mund të them se përafërsisht mund të them se deri në 20% është shtuar numri i turistëve që kërkojnë t’i bëjnë pushimet në Shqipëri.”

Ata presin që viti i ardhshëm të jetë edhe më i suksesshëm se ky vit kurse invazion të vërtetë të turistëve nga Maqedonia në Shqipëri presim pas ndërtimit ët rrugës së Arbrit.

“Në krahasim me vitet e tjera ky vit ka qenë më i suksesshmi, … Marigona dmth. Po besoj që në atë autostradë do të shtohet dhe do të largohen disa km që do të mbërrihet më shpejt në destinacionin e Shqipërisë.”

Përfaqësuesit e agjencive turistike në Maqedoni thonë se në vitin 2009 rritje e veçantë është shënuar te numri I turistëve që kanë pushuar në Vlorë dhe Sarandë, kurse numri I turistëve në Durrës ka mbetur konstant. Si zbulime për turistët nga Maqedonia në bregdtein shqiptarë këtë vit ata përmendin Velipojën, Himarën dhe Dhërmiun. 

Nga Shkupi për Tv Klan, Isen Saliu./tvklan.al