Të ftuar:
Artan Hoxha – Gazetar
Armand Shkullaku – Gazetar
Basir Collaku – Gazetar
Lorenc Vangjeli – Gazetar
Mustafa Nano – Gazetar
Në lidhje direkte:
Tauland Balla – Kryetar i grupit parlamentar të PS-së
Emiljano Nuhu – Ish-oficer i policisë
Ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu ka deklaruar në një lidhje telefonike për emisionin “Opinion” në Tv Klan se është kërcënuar nga deputeti socialist Rrahman Rraja dhe njerëzit e tij.
Takimi mes tyre ka ndodhur në një lokal në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Ish-oficeri Nuhu deklaroi se njerëzit e deputetit Rraja e kërcënuan për të mos vazhduar hetimin ndaj Rexhep Rraja, djalit të deputetit Rrahman Rraja. Ndërkohë, që ky i fundit sot në një prononcim për Tv Klan mohoi që të ketë njohje me ish-oficerin Nuhu.
Aktualisht, Emiljano Nuhu ndodhet në një vend të Bashkimit Europian, ndërsa vendndodhja e saktë nuk bëhet me dije për arsye sigurie.
Pyetje: Keni deklaruar që jeni kërcënuar nga familjarët e djalit?
Emiljano Nuhu: Më morën në telefon nga Whatsappi, jo ato që nxorri z.Hoxha. Më morën në telefon, e pranova takimin dhe i prita për arsye sigurie në një lokal në Unazën e Re. Në grupin kriminal ku bëjnë pjesë janë të inkriminuar dhe nga Policia e Shtetit. Nuk kam çuar në kontakt fizik se isha i humbur unë po të kisha reaguar fizikisht. I dëgjova me vëmendje, ata e kishin ndarë mendjen, mos vazhdo më se do të zhdukim familjen.
Pyetje: Pse nuk lajmëruat patrullën?
Emiljano Nuhu: E njoftova më pas, bëra njoftimin institucional, vura në dijeni shefin tim, prokurorin e çështjes. Vajta në komisariatin Nr.6 për të bërë kallëzim.
Pyetje: Deputeti i PS ka deklaruar që nuk ju ka takuar?
Emiljano Nuhu: Atë do ta mohojë. E kam takuar. Pse s’i publikon pamjet filmike te stacioni i policisë në Krujë.
Pyetje: Taulant Balla ka deklaruar që nuk ka qenë fare në komisariat?
Emiljano Nuhu: Jam shumë i sigurt dhe e deklaroj në çdo institucion.
Pyetje: Si hyri në komisariat?
Emiljano Nuhu: Sa kanë parë Taulant Ballën hapin portën dhe nuk flasin me gojë.
Pyetje: Ka qenë me kamera komisariati?
Emiljano Nuhu: Ka kamera, por serverin nuk e kam parë ndonjëherë.
Pyetje: Ka pasur persona të tjerë që e kanë parë deputetin Balla?
Emiljano Nuhu: Punonjësit që kanë qenë në komisariat, 5-6.
Pyetje: Balla iu ka paditur për shpifje?
Emiljano Nuhu: Është e drejtë e tij, ai do bëjë kundërpërgjigje. Kam dokumente dhe do t’ja paraqes vetëm drejtësisë.
Pyetje: Djali ishte në kërkim prej vitit 2017?
Emiljano Nuhu: Ka qenë disa herë.
Ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu mohoi që kjo histori të jetë inskenim për të përfituar azil.
Pyetje: Ngjarja është përdorur nga ju për të përfituar azil?
Emiljano Nuhu: Kjo nuk është e vërtetë sepse nuk e kam pasur synim.
Sipas pretendimit të ish-oficerit, ai u kërcënua nga deputeti Rraja dhe njerëzit e tij pasi tentoi të arrestonte djalin e deputetit për akuzën e dhunimit të ish të dashurës së tij.
“Sipas informacioneve që unë kam, në këmbim të parave ndaj shtetasit E.N, këta zotërinj kanë inskenuar këtë histori në këmbim të 10 mijë për të përfshirë dhe emrin e kryetarit. Këto çështje të shkojnë dhe t’i sqarojnë në Prokurori, ku do të shkoj dhe unë”.
Kjo ka qenë deklarata e fortë e bërë nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, nga studio paralele e emisionit “Opinion” në Tv Klan.
Një ditë më parë u bë publik një denoncim i Emiliano Nuhut që e akuzonte deputetin socialist Rrahman Rrahja se në zyrën e tij në komisariatin e Fushë Krujës e ka kërcënuar me armë sëbashku me të vëllain për ta detyruar të lironte të birin, i cili ishte ndaluar me akuzën se kishte dhunuar dhe tentuar të përdhunonte një vajzë. E gjithë ngjarja e treguar sipas intervistës së dhënë nga Nuhu, ka ndodhur në prani dhe të Taulant Ballës si dhe kryebashkiakut të Krujës, Artur Bushi.
Ditën e sotme Taulant Balla ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës kryetarin e opozitës Lulzim Basha, ish nënkomisarin e policisë së Krujës Emiliano Nuhun, si dhe gazetarin Basir Çollaku, për lidhjen e emrit të tij me një ngjarje të zhvilluar në 21 Korrik në komisariatin e Krujës.
Ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu deklaroi në një lidhje telefonike për emisionin “Opinion” në Tv Klan se është kërcënuar nga deputeti socialist Rrahman Rraja dhe njerëzit e tij.
Ndërkohë Taulant Balla tha se nuk ka qenë në Fushë- Krujë prej një viti.
“As nuk kam qenë ndonjëherë në Fushë Krujë gjatë vitit të fundit dhe nuk e kam parë ndonjëherë këtë djalin dhe se ku ka qenë mund t’ja u rikonfirmoj. Nuk e njoh. Më vjen keq për këtë fatkeqin që e ka shpërdorur Lulzim Basha me shokë. Më vjen keq për këtë”, u shpreh Balla.
Pyetje: A duhet të ishte sjellë drejtësia ndryshe?
Taulant Balla: Kjo është pjesa më e rëndësishme. Për mua e rëndësishme është që kalimi i Xh.M. të hetohet dhe të marrë çdo lloj mbrojtje dhe çdokush që ka tentuar t’i preke flokët sepse ajo mund të ishte motra juaj. Sepse të njëjtën gjë kam thënë edhe para pak ditësh me deputetin Rraja sepse ky rast është bërë publik para tre muajsh.
Zoti Rraja më ka informuar se lidhur me këtë rast ka qenë një konflikt mes dy të rinjve dhe është gjetur një zgjidhje. Hetimi do të shkojë deri në fund. Policia e Krujës nuk e ka mbyllur hetimin dhe ky hetim duhet të shkojë deri në fund.
Hetimi tjetër është në Prokurorinë e Tiranës. Ka një hetim për “shtëpinë kinematografike Shqupi” pas kallëzimit tim. As nuk e ka takuar atë fatkeqin që keni në lidhje direkt. E di se ka probleme dhe jam informuar nga mediat. Në kushtet e Vettingu-t në polici ka pak shanse për atë. Unë nuk merrem me persona të inkriminuar.
Gazetari Armand Shullaku i pranishëm në studion e Opinion, pyeti Taulan Ballën se si shpjegohet që njerëz që kanë imunitet nuk dënohen në këtë vend?
Taulant Balla: Shkullak do të dënohen shumë shpejt. Duroni të shikoni si do të dënohen. Hetimi i plotë i shtetases Xh.M., i bëj apel prokurores së përgjegjshme që të gjithë këtë hetim ta rianalizojë.
Blendi Fevziu: A ka ushtruar pushtetin e tij deputeti juaj, për ta anashkaluar apo për ta lënë mënjanë?
Taulant Balla: Për fat të mirë hetime në jurisprudencën tonë i drejton prokuroria. Unë i bëj thirrje prokurorisë.
Kemi dy deklarata, një të një ish punonjësi dhe një të Policisë së Shtetit, pavarësisht se nuk ka qenë ky personi i ngarkuar me këtë çështje.
Nuk merrem me Basir Çollakun, e pres në gjykatë. Tek shkresa që jam vënë në dijeni këta kanë marrë 10 mijë Euro. Në prezencë kanë qenë dhe 10 persona të armatosur.
penal edhe për këtë
Emiljano Nuhu, ish-oficeri i larguar nga Shqipëria, ka deklaruar se militantë partie kanë kontaktuar ditën e sotme me miq të tij për t’i ofruar para në mënyrë që të mos përmendte emrin e deputetit Taulant Balla dhe Rrahman Rraja.
Në një lidhje telefonike për emisionin “Opinion” në Tv Klan, në studio paralele njëkohësisht edhe me deputetin Taulant Balla, ish-oficeri refuzoi të tregonte emrat e personave që e kontaktuan për t’i ofruar.
Ndërsa, deputeti Balla tha se kjo nuk është e vërtetë dhe do t’i bashkangjitet kallëzimit penal që ka bërë sot për shpifje ndaj Emiljano Nuhu, gazetarit Basir Çollaku që publikoi intervistën dhe ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.
Emiljano Nuhu: Më ka çuar një në lidhje miqësore kundrejt shpërblimit, hap gojën që mos ta përmendësh më, nëpërmjet telefonit jam kontaktuar sot. Janë lidhje shoqërore të miat, nuk mund të flas.
Taulant Balla: Edhe kjo deklaratë do t’i shtohet kallëzimit penal ndaj këtij shtetësi, në bashkëpunim me shtetasin Taulant Balla dhe Basari Çollaku, pjesë e këtij inskenimi.
Blendi Fevziu: Një gazetar që transmeton një intervistë nuk paditet. Po mos ta transmetonte, nuk do të bënte punën e tij. Ti zgjidhe me personin nëse ka gënjyer apo jo.
Taulant Balla: Kam dyshime të qenësihme që pjesë të deklarimeve të z.Nuhu i ka shtypur z.Çollaku. Unë kam bindjet e mia dhe këto i kam referuar në Prokurori. Pastaj, sa i pavarur është gazetari, këtë e vendos publiku.
*******************************
BALFIN, kompania me e madhe shqiptare!