Të ftuar:

Preç Zogaj – Analis

Mustafa Nano – Gazetar

Iris Luarasi – Pedagoge

Grida Duma – Deputete e PD-së

Belina Budini Pedagoge

Mark Marku – Analist

Alfred Peza – Gazetar

Në lidhje telefonike: Sajmir Tahiri

 

“Rikthimi” i Tahirit dhe Ornela Vorpsi në debatin për Ramën!

“Nuk ka bir nënë dhe bir kurve që të më pengojë mua që të bëj drejtësi”.

Me këto fjalë, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e mbylli prononcimin për mediat jashtë sallës së Kuvendit ditën e sotme.

Kjo është e dyta herë që Tahiri, ka përdorur shprehjet e kryeministrit Edi Rama për të reaguar në media.

Herë e parë ishte kur Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi arrestimin e tij, dhe në një dalje për mediat para se Këshilli i Mandateve të mblidhej për të vendosur për të, Tahiri u shpreh se “nuk keni parë gjë akoma”.

Analisti Preç Zogaj është shprehur se në kohën kur është thënë kjo frazë nga Edi Rama, ish-ministri i Brendshëm nuk ka qenë një personazh i jetës publike.

Zogaj tha të enjten në studion e emisionit ‘Opinion’, se fakti që e kërkon një frazë të tillë dhe e deklaron në një kontekst shumë konkret, mund të jetë një komunikim.

“Kjo bën përshtypje, fakti që ai gjen një frazë në atë arsenalin e frazave të lëshuara nga Rama gjatë viteve, ai gjen një frazë pikante që i shkon rrethanësh ku ndodhet tani Tahiri nuk ka një lidhje. Por tani se çfarë lidhje është kjo, unë nuk mund të shtij fall”, – deklaroi Zogaj.

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, se deputeti Saimir Tahiri edhe pse është i përjashtuar nga grupi socialist, ai vazhdon të jetë një nga simbolet më të rëndësishme të saj.

Duma u shpreh se fraza e deputetit Tahiri, lexohet si një vazhdimësi e kodit.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, të enjten në darkë, gjatë një lidhje live për emisionin Opinion, është shprehur me tone të nxehta ndaj pyetjeve të drejtuara nga të ftuarit në panel.

Pyetja e drejtuar nga profesor Mark Marku nëse e dinte se cfarë do të thotë detyra e ministrit, ka qenë momenti që ka nervozuar ish-ministrin Tahiri në lidhjen live për ‘Opinion’.

Ish-ministri u shpreh më tej se deklarata e tij ka ndoshta një mungesë etike në këto çaste, por ato që thuhen rreth tij nuk kanë lidhje me të.

Tahiri tha se askush nuk mund të shesë moral, për më tepër Saliu dhe Luli.

Ai deklaroi se nuk ka arsye të kërcënojë askënd, pasi ai ka një betejë me të vërtetën.

Tahiri: Unë se kuptoj se pse hidhni faji në arsyen se pse unë shkoj në Kuvend apo kam kërcënuar Edi ramën. Pasi unë nuk e kam në kulturë një gjë të tillë. Është e drejta ime që të marrë fjalën time për të gjithë këta muaj që kam qëndruar në heshtje. Unë do vazhdoj të dëgjoj, siç kam dëgjuar Lulin dhe Saliun. Për hir të respektit të drejtësisë, pasi unë jam nën hetim. Por kjo nuk do të thotë se saliu dhe luli do më bëjnë gjyqin moral. Unë kam të drejtën time të flas dhe kam bërë vetëm kaq.

Nëse unë jam një bir nëne që kam gjashtë muaj që duroi lloj lloj akuzash dhe shpifje në kurrizin tim. Ndërsa nga ana tjetër ka shumë lloj lloj bij kurvash në daç po ta them që vuajnë varfërinë e këtij vendi.

“Nuk ka bir nënë dhe bir kurve që të më pengojë mua që të bëj drejtësi”.

Me këto fjalë, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e mbylli prononcimin për mediat jashtë sallës së Kuvendit ditën e sotme.

Kjo është e dyta herë që Tahiri, ka përdorur shprehjet e kryeministrit Edi Rama për të reaguar në media.

Herë e parë ishte kur Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi arrestimin e tij, dhe në një dalje për mediat para se Këshilli i Mandateve të mblidhej për të vendosur për të, Tahiri u shpreh se “nuk keni parë gjë akoma”.

Mbrëmjen e kësaj të enjte në emisionin ‘Opinioni’ ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka ndërhyrë në studio nëpërmjet një lidhje telefonike.

Teksa ka folur për rikthimin e tij në Parlament, Tahiri ka patur një përplasje me pedagogun Mark Marku.

Marku i është drejtuar Tahirit me pyetjen: A e di ti punën e Ministrit dhe pse e ke lejuar kanabizimin e vendit, pas këtyre pyetjeve Tahiri duket se ka shpërthyer.

Më poshtë debati i plotë:

Marku: A e ke pas të qartë detyrën si Ministër Rendi?

Tahiri: Mund të ta sqaroj Grida se sa mirë e kam pasur parasysh detyrën.

Marku: Grida mund të ta shpjegoj ty, se e ke drejtpërdrejtë. Unë po them që, a është detyra e një ministri Rendit që të mbillet gjithë vendi me kanabis? A është detyra që komisarët dhe punonjësit kanë marrë pjesë në kultivim?

Tahiri: Ku e ke parë ti që janë përfshirë punonjësit? Unë detyrën time e kam shumë të qartë. Unë parimet e mija i kam të drejta. Unë nuk jam si ti që i fshihesh të vërtetës, unë i bie drejtëpërdrejtë.

Në fund ka ndërhyrë drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu i cili i është drejtuar Tahirit që është duke intimiduar të ftuarit dhe është shumë i nxehur.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, të enjten në darkë, në një hyrje live në emisionin ‘Opinion’, është shprehur se prej gjashtë muajsh po i bëhet gjyqi politik, ndërsa ka heshtur në respekt të drejtësisë.

Tahiri është shfaqur i nervozuar dhe tha se tashmë ka ardhur koha për të folur, pasi beson në vërtetësinë e fakteve. Sërish ish-ministri i Brendshëm ka përdorur një gjuhë të ashpër, duke iu referuar togfjalëshit të sotëm “bir k**ve”.

Unë se kuptoj se pse hidhni fajin në arsyen se pse unë shkoj në Kuvend apo kam kërcënuar Edi ramën. Pasi unë nuk e kam në kulturë një gjë të tillë. Është e drejta ime që të marrë fjalën time për të gjithë këta muaj që kam qëndruar në heshtje. Unë do vazhdoj të dëgjoj, siç kam dëgjuar Lulin dhe Saliun. Për hir të respektit të drejtësisë, pasi unë jam nën hetim. Por kjo nuk do të thotë se saliu dhe luli do më bëjnë gjyqin moral.  Unë kam të drejtën time të flas dhe kam bërë vetëm kaq.

Nëse unë jam një bir nëne që kam gjashtë muaj që duroi lloj lloj akuzash dhe shpifje në kurrizin tim. Ndërsa nga ana tjetër ka shumë lloj-lloj bij kurvash, në daç, po ta them që vuajnë varfërinë e këtij vendi”, u shpreh Tahiri.

Një deklaratë e lëshuar nga Ornela Vorpsi në media se kur ishte studente në pikturë, ishte e dashuruar me Edi Ramën dhe ky i fundit kur ishte në Francë magjepsi Parisin, ka ngjallur një “debat” të enjten në emisionin ‘Opinion’ mes Iris Luarasit dhe Preç Zogajt.

Luarasi u shpreh se ndjehet e shqetësuar nga ata njerëz që kanë tagrin për të folur në emër të mendimit të një gruaje. Ndërsa, për Preç Zogajn nuk qendron aspak një mendim i tillë.

“Vorpsi nuk e ka bërë karrierën për hir të Ramës, por e ka bërë karrierën si zonjë e nderuar me shpatullat e veta”,- tha Luarasi.

Që në daljet e tij të para publike, teksa shfaqej me çorape të verdha, apo kravata shumëngjyrëshe në studiot televizive, Edi Rama dha imazhin e një të riu që nuk kishte shumë lidhje me politikanin klasik.

Në fillim një ministër që u kthehej me tone të ashpra artistëve, e më pas një kryetar bashkie që bërtiste me megafon, Edi Rama nisi të krijojë një model të ri të PR, teksa çdo ditë e më shumë i jepte vëmendje mediatike çdo pune të kryer apo të nisur prej tij.

Nuk dihet nëse Rama e kishte projektuar qysh atëherë rrugën drejt Kryeministrisë, por mënyra se si ai e marketoi veten në publik, me siguri që ka patur ndikimin e vet, për të mbërritur aty ku ai është sot.

Rama vazhdon t’i japë rëndësi dhe vëmendje medias, ndërsa tashmë me rrjetet sociale dhe ERTV ka në duar një mundësi më shumë.

Disa përpiqen t’i ngjajnë e të tjerë e kritikojnë, ndërsa e cilësojnë shpesh të aftë që përmes artificeve në PR të tërheqë vëmendjen larg çështjeve, që për të mund të konsiderohen delikate.

Për të mbërritur deri në Kryeministri Edi Ramës i është dashur një rrugë jo e lehtë në politikë. Nisi në krye të Ministrisë së Kulturës, spikati në Bashki ndërsa ndoqi një strategji të veçantë të marrëdhënieve publike për të tërhequr jo pak vëmendje edhe më tej.

Teksa vitet shkojnë, materialet filmike mbeten. Opinion, ka sjellë një kolazh nga koha kur Rama Kryebashkiak lundron mbi një rosë teksa inauguron parkun e lodrave në rrugën e Elbasanit. Por ndërsa parku tashmë është zhdukur për t’ja lënë vendin një pallati që ka nisur të ndërtohet, Rama Kryeministër vazhdon ende të surprizojë me sjelljet dhe mënyrën se marketon imazhin.

*******************************

Rama, thelb apo fasadë?

*******************************

Pikëpyetjet e integrimit!