Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Gazetari: Cili do të jetë qëndrimi juaj në mbledhjen e grupit?

Spartak Braho:- “Do ta shohim nuk jemi njohur zyrtarisht me qëndrimin e kryesisë, gjithsesi kam përshtypjen që është një çështje që ka të bëjë për të fituar kohë Nano”.

Gazetari: Do pranoni një qeveri të rikompozuar me kryeministër Nano?

Spartak Braho:- “Gjithsesi rezervojë të drejtën për t’u shprehur në mbledhje të grupit”.

Sabit Brokaj:- “Po shikojmë procesin e konkretizimit. Ideja e rikompozimit që ka qenë ide konkretisht e promemories, është realizuar në fakt vonë, por të shikojmë procesin e konkretizimit të saj. Ne na shqetëson fakti që klima e shtensionimit në konferenca nuk është realizuar dhe ky është një problem serioz”.

Ndre Legisi:- “Edhe ju duroni, derisa të bëhet mbledhja e grupit parlamentar dhe pas saj të merrni vesh se çfarë do të diskutohet”./tvklan.al