Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Partitë opozitare kanë vendosur të bojkotojnë tryezën për zgjedhjet lokale. Në një deklaratë të përbashkët të këtyre partive nënvizohet se opozita shqiptare nuk do të marrë pjesë në komisionin teknik të drejtuar nga ambasadori i OSBE-së Ahrens përsa kohë presidenti nuk do të ndryshojë përbërjen e këtij komisioni.

Edi Paloka:- “Partitë tona dhe elektorati që përfaqësojnë rikonfirmojnë dhe njëherë kundërshtimin e tyre të prerë ndaj çdo ligji që nuk bazohet në deklaratën e përbashkët të pranuar nga të gjitha palët, në prani dhe të ambasadorit Ahrens. Meqënëse PS dhe Mejdani, në mënyrë të njëanshme shkelën deklaatën e përbshkët të datës 13 Mars 2000, partitë tona vendosën se jashtë këtij parimi ekspertët tanë nuk mund të vazhdojnë më punën me ekspertët përfaqësues të qeverisë”.

Vendimi më i fundit i partive opozitare rrit tensionet politike në vend përpara zgjedhjeve lokale. Megjithatë ky është bojkoti i parë i opozitës në këtë proces. Ky veprim pritet të rris tensionet politike duke paralajmëruar zhvillime të tjera konfliktuale./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego