Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Partitë opozitare të përfshira në grupimin e ri “Bashkimi për fitore”, kanë kryer manovrën e parë për të thjeshtuar punën e votuesve, kur të votojnë më 24 Qershor. Për të evituar kalimin e votave në drejtim të partisë së re të Pollos, me siglën PDr dhe të demokristianëve me siglën PDK. Partitë opozitare në koalicion me PD, i kanë kërkuar KQZ, të riregjistrojë koalicionin e tyre, duke i shtuar siglës BF, siglën e Partisë Demokratike PD.

Në këtë mënyrë në fletën e votimit zgjedhësit do të kenë të shënuar në radhën e partive këtë koalicion me siglën PD+BF. Ndërkohë në mbledhjen e sotme KQZ, u njoh me emrat e kandidatëve të partive politike, për anëtare të komisioneve zonale zgjedhore, të cilët shpallin emrin çdo kandidati për deputet që fiton zgjedhjet në 100 zonat elektorale.

Aldrin Dalipi:- “Pranë KQZ, janë paraqitur propozimet për anëtarë nga partitë politike: PD, PS, PBDNJ, PR dhe PSD. Ende nuk ka paraqitur propozimet për komisionet e zonave zgjedhore PAD”.

Një anëtari i komisioneve zonale zgjedhore, do të paguhet me një rrogë deri 30 mijë lekë të reja, ndërsa komisionerët e qendrave të votimit, do të paguhen me 30 mijë lekë të vjetra në muaj./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame