Lajme Arkiva – TV Klan 2002

Opozita nuk lëviz nga pozicioni i saj për rrëzimin e qeverisë Nano, kur emrat e ministrave të rinj të kalojnë për votim në parlament. Dokle dhe Xhafaj janë emra të papëlqyeshëm nga opozita pasi cilësohen prej tyre, si baronë të drogës, të kryesuar nga kryeministri Fatos Nano, gjë që sipas tyre ka sjellë edhe krizën në vend.

Edi Paloka:- “Fakti që përfaqësuesi i klaneve të drogës Luan Rama, zëvendësohet me një tjetër baron të drogës siç është Fatmir Xhafa, tregon më së miri se Nano nuk heq dorë nga qeverisja nëpërmjet mafies. Ndërkohë, vendosja e Dokles në krah të tij është vendosur si ministër me të njëjtat kritere si dhe për Fatmir Xhafën. Opozita nuk mund të votojë për qeverinë, as bëhet fjalë”.

Të njëjtin qëndrim do të mbajnë edhe grupet e tjera parlamentare të opozitës, duke përfshirë PDR, PLL, PBK. E djathta ka insistuar për rrëzimin e qeverisë, qysh para zgjedhjeve vendore, me besimin se votat e përkrahësve të Metës do të bëjnë të mundur këtë gjë./tvklan.al