Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Opozita nuk bie dakord me kuotën e përcaktuar nga qeveria për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë. Çështja e ish-të dënuarve do të diskutohet nesër në parlament, ku pritet të ketë edhe debate. Pasi demokratët kërkojnë që dita e burgut t’u llogaritet në tre mijë lekë të reja në ditë.
Sipas deputetit të Partisë Demokratike Jemin Gjana, justifikimi i qeverisë, se shuma e tyre është e papërballueshme, për shkak të abuzimeve të shumta që mund të bëhen për ish-të përndjekurit realë, Gjana shprehet, se në arkivat e qeverisë gjenden dosjet e ish-të përndjekurve, nga ku mund të përcaktohet qartë numri i tyre.
Jemin Gjana: “Kryeministri shqiptar është shpërblyer me vlerë të plotë për ditët e tij të burgut, ai s’mund të ndërtojë kurrë një projektligj tjetër për të tjerët, ndryshe nga ai që ka përdorur për vete. Një skemë trajtimi për të përndjekurit që do të jetë qesharake, nuk mund të pranohet nga PD”./tvklan.al