Partitë parlamentare të opozitës kanë vendosur të jenë në një koalicion për zgjedhjet e ardhshme. Ato mbështesin një platformë që mbështetet në 4 çështje kyçe dhe kërkohet: qeveri tranzitore, zgjedhje të parakohshme, zbatimin e Reformës në Drejtësi si dhe përshpejtimin e çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian.
Në platformë thuhet se
“hapi i ardhshëm pas dakortësisë me partitë parlamentare, është përfshirja në këtë marrëveshje e të gjitha partive opozitare që aktualisht nuk përfaqësohen në parlament”.
Tv Klan