Arrestimi nga SPAK i ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja ka sjellë akuza të reja mes pozitës dhe opozitës, këtë radhë në komisionin që duhet të hetojë abuzimet në Shëndetësi me Check Up-in dhe Sterilizimin.
Kryetarja Vokshi tha se Rama e ka hartuar të gjithë listën e deputetëve të Durrësit në bashkëpunim me bandat. Vokshi paralajmëroi edhe ndëshkimin e Ndrecës nga SPAK-u, gjë që solli replikën e tij.
Deputeti socialist Koçi akuzoi Vokshin se ajo ka ndarë puset e naftës me njerëzit e saj. Vokshi ka kërkuar që Komisioni të shtyjë punimet për 2-3 javë në mënyrë që pas ditës se martë ku dëshmon ish-ministri Ilir Beqja, të thirret kryeministri Edi Rama, gjë që u kundërshtua nga Ndreca.
Klan News