Raportim Live
19:16, 29 Tetor 2024

“Protestuesit tentojnë t’u heqin maskat policëve”, tensione te ish-sheshi “Shqiponja”

Përplasje mes policisë e protestuesve në ish-sheshin “Shqiponja”. Protestuesit po shkelmojnë uniformat blu pasi duan që të çajnë kordonin policor.


Është Flamur Noka ai i cili u kërkon protestuesve që të tërhiqen në mënyrë që situata të mos agravojë. Pranë zotit Noka shihet edhe Sekretari i Përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi.

“Po tentohet t’u hiqen edhe maskat mbrojtëse”, raporton gazetari Besar Bajraktaraj.

19:10, 29 Tetor 2024

Përplasje mes policisë dhe protestuesve në Elbasan

Një incident është raportuar në Elbasan. Gazetari Maksi Rama raporton se ka kaluar një autoambulancë sërish në rrethrrotullimin e Bradasheshit.

Pas kalimit të saj, ka patur shtim të forcave të policisë në të dy krahët duke sjellë një përplasje mes efektivëve dhe protestuesve.

Nga ana e policisë ka një komunikim që të zhbllokohet rruga. Ndërkohë përfaqësuesit e PD-së këmbëngulin që bllokimi do të zgjasë deri në orën 20:00 siç ishte paralajmëruar.

19:08, 29 Tetor 2024

Ish-sheshi “Shqiponja”, pika më e nxehtë

Duket se pika më e nxehtë e kësaj proteste është ish-sheshi Shqiponja. Prej disa minutash ka një tension të protestuesve të cilët kërkojnë që policia të spostohet prapa pasi këta të fundit avancuan para.

Gazetari Besar Bajraktaraj raportoi se deputetët Flamur Noka dhe Asllan Dogjani kanë shtyrë policinë. Megjithatë deri më tani nuk ka përshkallëzim të situatës.

19:06, 29 Tetor 2024

Dogjani: Kush provokon policët, merrem unë!

“Ka mundësi mos i shtyni njerëzit, protestoni me ne! Po protestojmë për të drejtat tona”– ishte kjo thirrja e deputetit demokrat Asllan Dogjani te ish-sheshi “Shqiponja”.

19:06, 29 Tetor 2024

Shtim dhe ripozicionim të policëve dhe në rrethrrotulimin e Bradasheshit

Prej dy orësh vijon protesta. Në Bradashesh është bllokuar e gjithë lëvizja. Prej disa momentesh ka një shtim dhe ripozicionim të policisë, raporton gazetari Maksi Rama. Ndërkohë ka automjete që kanë mbetur të bllokuara pa lëvizur.

19:01, 29 Tetor 2024

Noka: Policia të mos provokojë protestuesit ose të gjithë drejt Surrelit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ka bërë thirrje policisë që të mos provokojë protestuesit. Në të kundërt ai paralajmëroi se të gjithë do të shkojnë drejt Surrelit, shtëpisë së kryeministrit Edi Rama.

“I bëj thirrje që të tërheqë narkopolicinë nga provokimi i qytetarëve, në të kundërt sot destinacioni i qytetarëve do të jetë Surreli. Çdo provokim i protestuesve paqësorë do të ketë një përgjigje, të gjithë drejt Surrelit. Po nuk larguan këta narkopolicë Surreli do të jetë destinacioni i protestuesve”, tha Noka…Lexo më shumë

18:58, 29 Tetor 2024

Noka i drejtohet Tonin Vocajt: Drejtor, largo Policinë!


Tentativa e parë nga efektivët për shpërndarjen e protestuesve te ish-sheshi “Shqiponja”.

“Ju bezdisi paqja, tubimi paqësor?! Pse po provokoni?!”, u dëgjua të thoshte deputetja demokrate Albana Vokshi drejtuar Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. “Drejtor largoni policinë, se nuk do keni vend të hyni”, i ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka drejtorit të Policisë Tiranë Tonin Vocaj.

18:50, 29 Tetor 2024

2 orë protestë: Ish-sheshi “Shqiponja”, aksi i parë që Policia kërkon të zhbllokojë

Ish-sheshi “Shqiponja” është aksi i parë që po tentohet të zhbllokohet nga ana e Policisë së Shtetit.

Forcat e rendit dhe forcat “Shqiponja” qëndrojnë të pozicionuar në këtë zonë duke tentuar të shpërndajnë protestuesit.

18:48, 29 Tetor 2024

“Jemi popull dele”, revoltohet protestuesi: Duhen plumba në kokat e politikanëve!

Një qytetar në Levan është revoltuar tej mase kur u pyet se a po e arrijnë qëllimin e tyre këto protesta. Ai u shpreh ashpër mbi politikanët, duke theksuar se i gjithë populli duhet të ngrihet në këmbë.  

“Të themi ça ndjejmë, jo që duhet bërë protestë e zjarrtë, por këtu duhen plumbat mbi kokat e politikanëve. Edi Rama e meriton i pari në lule të ballit! Unë jam Gëzim Muhametaj, pas Edi Ramës vargu me ata që duan plumbin është goxha i madh. Për sa kohe kemi të bëjmë me një popull, më fal për shprehjen, dele…Lexo më shumë

18:46, 29 Tetor 2024

“Më fut në burg po gënjeva”, qytetari i bllokuar: Dua të shkoj në shtëpi te gruaja se po më vdes, është e sëmurë

Në rrethrrotullimin e Rrogozhinës ka pasur një incident mes një qytetari të bllokuar dhe protestuesve. Ai u ka kërkuar atyre që të kalojë pasi e pret gruaja në shtëpi.

“Kam punuar gjithë ditën, kam vjelë ullinj. Unë dua të hapin rrugën të shkoj në shtëpi te gruaja se po më vdes gruaja. A more vesh, se e kam sëmurë me mendore. Më tha hajde, kur do vish. Po të gënjeva më fut në burg tani”, tha qytetari… Lexo më shumë

16:35, 29 Tetor 2024

Mosbindje civile, PD bllokon 6 akse nacionale për 3 orë (Të gjitha zhvillimet)