Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ka bërë thirrje policisë që të mos provokojë protestuesit. Në të kundërt ai paralajmëroi se të gjithë do të shkojnë drejt Surrelit, shtëpisë së kryeministrit Edi Rama.
“I bëj thirrje që të tërheqë narkopolicinë nga provokimi i qytetarëve, në të kundërt sot destinacioni i qytetarëve do të jetë Surreli. Çdo provokim i protestuesve paqësorë do të ketë një përgjigje, të gjithë drejt Surrelit. Po nuk larguan këta narkopolicë Surreli do të jetë destinacioni i protestuesve”, tha Noka.
Kujtojmë se opozita proteston prej orës 17:00 duke bllokuar 6 akse kryesore të rrugëve në vend. /tvklan.al