Në episodin e kësaj të shtune në emisionin “Me Çelësa në Derë” në Tv Klan janë në qendër të vëmendjes vilat e mëdha, luksoze dhe që ofrojnë gjelbërim, qetësi dhe privatësi. Collina Verde është një kompleks i ri vilash elegante dhe me stil të cilat janë në përfundim të ndërtimit, ky kompleks ofron një harmoni të bukur mes ndërthurjes së arkitekturës moderne dhe bukurisë natyrore.

E vendosur në kodrat e Farkës mes gjelbërimit dhe ajrit të pastër, kjo kompleksi ofron qetësi dhe privatësi. Collina Verde ka akses të volitshëm në autostradën Tiranë-Elbasan dhe ndodhet vetëm 13 kilometra larg qendrës së qytetit.

Por, ajo që e bën më të veçantë këtë kompleks rezidencial është se çdo vilë e saj mbart një emër luleje. Dhe kësaj here Orinda Huta do të vizitojë vilën “Bellflower”. Arkitekti Sokol Ngjelina tregon veçantinë e këtij kompleksi, hapësirat dhe shërbimet që ofrohen.

Orinda Huta: Secila prej vilave ka një emër të veçantë apo jo?

Sokol Ngjelina: Secila nga vilat ka e vet të lules.

Orinda Huta: Sot ku do të jemi, në cilën prej luleve?

Sokol Ngjelina: Sot do të jemi në vilën B-36, në “Belflower”.

Orinda Huta: Lulekëmbore siç i themi ne shqip.

Sokol Ngjelina: Në këtë kompleksin këtu ne kemi disa tipologji vilash, të cilat janë të ndara sipas marrëdhënies që kanë ato me rrugën, nga sipërfaqja dhe nga mënyra e pozicionimit të saj në parcelë. Më sipër ne kemi vilën e tipi A e cila ka lidhjen direkte nga rruga në katin përdhe. Vila e tipit B e ka hyrjen direkt nga poshtë me një garazh të integruar në pjesën e poshtme.

Orinda Huta: Paska dhe një hapësirë tjetër në fakt në dispozicion.

Sokol Ngjelina: Kjo tipologji vile ka dy hyrje: hyrjen sekondare ku hyhet nga garazhi për brenda në vilë dhe ka hyrjen anësore të vilës./tvklan.al