Së paku gjashtë nxënës japonezë besohet se kanë vdekur, pasi janë goditur nga orteku i borës në një vendpushim.
Orteku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në pushimoren Nasu Onsen, të prefekturës Toçigi në Japoni.
“Gjashtë persona janë gjetur pa shenja jete”, tha agjencia japoneze e lajmeve Kyodo.
Rreth 70 njerëz, përfshirë nxënës dhe mësimdhënës nga shkolla të ndryshme, kanë qenë në zonë, në kohën e incidentit.
Përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar, por po pengohen nga moti i keq.