Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Vëzhguesit vendas të zgjedhjeve nënshkruan sot një deklaratë të përbashkët, ku konfirmojnë angazhimin e tyre të zgjedhjeve të 12 Tetorit. Vëzhguesit vendas janë përfaqësues të organizatave dhe Shoqatave Jo Fitimprurëse.

Në aktivitet, kryetari i prezencës së OSBE në Shqipëri, ambasadori Osmo Lipponen u shpreh, se zhvillimi i një procesi të hapur dhe transparent zgjedhor, në përputhje me kodin zgjedhor është themelor për demokratizimin e shoqërisë shqiptare dhe për procesin e MSA.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri e ka mbështetur këtë projekt për ndërtimin e kapaciteteve, me qëllim të forcojë rolin e shoqërisë civile shqiptare në ruajtjen e të drejtave qytetare. Qëllimi i përgjithshëm është që të ndihmojmë në zhvillimin e një rrjeti vëzhguesish vendas, të paanshëm dhe profesionist”, përfundoi ambasadori Lipponen./tvklan.al

Gazetare – Danjela Kostandini