Sfidë të pazgjidhur ende e sheh kreu i ri i OSBE në vendin tonë, Michel Tarran, zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e votimit jashtë vendit. Gjatë tryezës me aktorë të fushës së zgjedhjeve, ai tha se çdo vendim sa i përket reformës duhet të jetë konsensual.
“Sfidë e pazgjidhur ende, zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese duke përfshirë çështjen e votimit nga jashtë vendit. Secili shtet duhet të zbatojë atë model që i përshtatet me mirë sipas kontekstit. Çdo vendim, duhet të jetë prej konsensusit të të gjithëve. OSBE është e angazhuar për të përmirësuar administrimin e zgjedhjeve dhe proceset zgjedhore. Kur ka vullnet, ka edhe zgjidhje. Prezenca e OSBE-së vazhdon të jetë e angazhuar të mbështesë proceset demokratike dhe integritetin. Transparenca dhe gjithëpërfshirja e palëve përbëjnë element themelor të zhvillimit demokratik të vendit”.
“Me afrimin e zgjedhjeve për Kuvendin është shumë e rëndësishme t’i trajtojmë këto çështje sipas përparësisë në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR. OSBE është e gatshme të ofrojë mbështetje dhe ndihëm teknike sipas nevojës duke nxitur besimin dhe transparencën në procesin zgjedhor. Ia vlen të theksojmë se liria dhe ndashmëria dhe transparenca e procesit zgjedhor nuk kanë vetëm përgjegjësinë e KQZ-së, por janë përpjekje politike e të gjithë aktorëve. Vonesat e mundshme gjatë arritjes së këtij qëllimi kufizojnë kohën në dispozicion të KQZ-së çka mund të ndikojë tek cilësia e proceseve zgjedhore”, tha Tarran.
Tv Klan