Është shumë i ri, por me sa duket e ka nisur me një vrull të shpejtë “vrapin” e tij drejt një karriere të suksesshme. Jonas Kepi është vetëm 19 vjeç, por duket se ka krijuar me gjithë angazhimet dhe projektet e veta angazhimin e tij ka krijuar imazhin e tij në sferën ndërkombëtare.
Ai është një ambasador rinor në NATO, OSBE, dhe OKB. Rrugëtimi i tij plot entuziazëm sapo ka nisur dhe historia e tij do të jetë padiskutim frymëzim për të gjithë të rinjtë. Këtë eksperiencë të tijën Jonas e rrëfen në studion e “Rudina” në Tv Klan.
“Ka filluar para 4 vjetësh kur isha një vullnetar i thjeshtë, ishte vendi im i parë. Nuk dija se si të flisja, të qëndroja apo të takoja njerëz. Vullnetar tek organizatat e Bashkisë Tiranë dhe disa të tjera, pra ka qenë një eksperiencë e bukur. Nuk e dija fare se çfarë ishin këto dhe thashë pse jo të marr pjesë dhe unë. Janë këta të rinj që marrin pjesë duke më motivuar. Ka qenë shoku im i ngushtë ai i cili më ka shtyrë në fakt që të merresha me aktivitete. Ka qenë një konkurs për pjesën e inovacionit dhe biznesit dhe aty filloi angazhimi im që të merrja pjesë. Është një hap i parë , por jo i fundit sigurisht që ka nisur menjë motivim të madh. Ne fillojmë me pjesën e OKB-së, pjesën e samiteve që marr pjesë për të përfaqësuar të rinjtë shqiptarë në Europë dhe në mbarë botën. Pra ka qenë diçka e imja”, tregoi Jonas Kepi./tvklan.al