Rritja e pjesëmarrjes së të rinjve në zgjedhje është një sfidë edhe më e madhe seç duket. Këtë e pohon dhe kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, i cili së bashku me Kryetarin e Prezencës se OSBE lajmëruan nisjen e nje konkursi për të rinj për të zgjedhur sloganin, grafikën dhe videon e shkurtër më të mirë për fushatën ndërgjegjësuese të KQZ-së për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
“Do i adresohemi kësaj gjenerate në gjuhën e vet”, tha kreu i KQZ-së, Celibashi.
Për ambasadorin Michel Tarran, pjesëmarrja e të rinjve në zgjedhje nuk është thjeshtë e rëndësishme, por jetike për demokracinë e një vendi.
“Dëshiroj të nxis çdo të ri dhe të re në Shqipëri të kuptojë se nuk jeni thjesht pjesëmarrës – ju jeni shtytësit kryesorë të ndryshimit në Shqipëri.”
Tarran foli dhe për përgatitjet për procesin zgjedhor të parlamentareve të vitit te ardhshëm. Sipas tij, adresimi i 3 vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në ligjin zgjedhor ishte hapi i duhur nga parlamenti në fund të Korrikut.
“Ishin shqetësuar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk ishin implementuar. Në momentin e fundit e kanë marrë vendimin.”
Por edhe pse parlamenti i hapi rrugën votës se diasporës dhe hapjes së 2/3 të listave të kandidatëve për deputetë, palët nuk arritën të adresonin dhe rekomandimet që OSBE bëri në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Tv Klan