Zgjedhjet në Shqipëri plotësuan angazhimet kryesore të OSBE-së, kështu qe vlerësimi i përgjithshëm është pozitiv.

Kështu deklaroi ne një intervistë dhënë për agjencinë e lajmeve BBC, zëdhënësi Jens Hagen Eshenbaher, qe shtoi se OSBE vlerëson se ka pasur përmirësime të ndjeshme në një numër fushash, si për shembull sa i takon sistemit të ri të regjistrimit të votuese, kartave të identitetit, kuadrit ligjor si dhe procesit të numërimit të votave.

Megjithatë ashtu siç shkruhet në raport, Eshenbaher tha zgjedhjet nuk realizuan në mënyrë të plotë potencialin e Shqipërisë për të zbatuar standardet më të larta për zgjedhje demokratike.

Kjo, sipas Eshenbaher në një masë të madhe, ndodhi për shkak të mungesës së angazhimit nga të gjitha partitë politike, për të respektuar përmbajtjen dhe synimin e ligjit, për të shpërndarë detyrat zgjedhore në mënyrë të përgjegjshme dhe për të ruajtur integritetin e procesit.

Sipas tij rekomandimet në raport nuk ia drejtohen vetëm qeverisë shqiptare, por të gjitha forcave pjesëmarrëse në procesin zgjedhor.

Një nga rekomandimet kyçe është që partitë politike të marrin seriozisht angazhimet e tyre, apo përgjegjësitë që kanë e t’i zbatojnë ato në procesin zgjedhor./tvklan.al