Zv/kryeministri i Maqedonisë Bujar Osmani, vrasjen e liderit të partisë serbe në Mitrovicë Oliver Ivanoviç, e sheh një ngjarje që duhet përballuar me maturi dhe qetësi nga autoritetet shqiptare, pasi qëllimi i saj është krijimi i destabilitetit në rajonin e Ballkanit dhe bllokimin e integrimit të tij.
“
Një ngjarje e rëndë që duhet të tejkalohet në mënyrë që mos të krijojë destabilitet edhe qëllimi duket se ky është, të destabilizojë rajonin fraxhil të Ballkanit kur është pranë proceseve integruese”.
Si pjesë të stabilitetit në rajon ai vlerëson nga ana tjetër miratimin e ligjit të gjuhës shqipe nga parlamenti maqedonas dhe shpjegon se si do të veprohet nëse presidenti Ivanov nuk e dekreton ligjin.
“
Edhe po nuk e dekretoi, ne i kemi 61 votat e nevojshme. Por për imazhin e vetë presidentit që duhet të jetë mbi palët dhe për palet ai duhet ta dekretojë, të japë këtë mesazh bashkimi”.
Osmani vlerëson edhe rolin e qeverisë shqiptare në miratimin e ligjit të gjuhës.
“Padyshim që qeveria shqiptare ka meritë”.
Marrëdhënien mes partive shqiptar në Maqedoni për zv/Kryeministri Osmani që vjen nga radhët e BDI së Ali Ahmetit nuk është në ditën më të mirë ndaj ai apelon për bashkëveprim dhe jo përçarje.
Sa i takon negociatave me Greqinë për çështjen e emrit të Maqedonisë Osmani thotë se qeveria maqedonase duhet të tregojë pjekuri për të pranuar edhe propozimin e bërë nga ndërmjetësi i OKB, Methju Nimiç, që do të diskutohet zytarisht gjatë negociatave që do të mbahen në 18-19 Janar në Nju Jork. Gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, Bujar Osmani u takua me presidentin Meta, kreun e kuvendit Ruçi dhe ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.
Tv Klan