Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Kryetari i prezencës së OSBE-së në Tiranë Osmo Lipponen, i bën thirrje të gjitha forcave politike të ulen së bashku për të nisur procesin për reformën zgjedhore pasi kanë përpara zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Sipas Lipponen, vijnë ankesa nga forca politike që kanë humbur peshën elektorale, me pretendimin, se dy partitë e mëdha nuk përfaqësojnë me fuqinë e duhur elektoratin e tyre.
Këto nuk mund të merren të mirëqena nga Lipponen, pasi sipas tij, vëmendje të veçantë kërkon klima politike jo e mirë, përsa kohë është i diskutueshëm numri i shumicës në parlament, që sjell edhe bllokim të kalimit të projektligjeve. Ka shumë kohë që shumica në parlament është e lëkundur, ndaj në këtë aspekt nevojitet edhe marrëveshja bipolare PD-PS.
Osmo Lipponen: “Dy partitë e mëdha negociuan në një mënyrë normale të parlamentarizmit. Këto lloj marrëveshje duhet të kryhen në mënyrë që të zgjidhen disa çështje. Është e nevojshme afrimi i marrëdhënieve ndërmjet palëve përpara votimeve. Ne nuk mund të merremi me statistika për momentin, por me votat në parlament. Në fakt nevojitet një mazhorancë më e kualifikuar në mënyrë që në parlament të kalojnë projektligje dhe vendime”.
Në lidhje me kodin zgjedhor Lipponen shprehet se ka ende çështje kryesore për të zgjidhur, kështu që këshilla është afrimi i marrëdhënieve ndërmjet palëve parlamentare përpara një procesi zgjedhor./tvklan.al