Banka OTP Albania është vlerësuar me çmimin e rëndësishëm ‘Banka më e mirë e vitit 2024‘ nga revista prestigjioze “The Banker” pjesë e grupit prestigjioz “Financial Times”.
Ky çmim, një nga më të rëndësishmit në idustrinë bankare ju dorëzua Bankës OTP Albania për përmirësimin e e kostove operacionale duke përmirësuar raportin kosto/të ardhura dhe aftësisë për të menaxhuar projekte komplekse të transformimit të saj.
Ky çmim rikonfirmon dhe një herë rolin e bankës OTP Albania, si një bankë lider në sekrorin bankar shqiptar.
Bledar Shella, drejtori i Përgjithshëm i OTP Bank Albania: Unë besoj se çmimi nga “The Banker”, i bazuar në cilësinë e lartë të procesit të bashkimit të bankave rritjen e biznesit dhe performancës së shkëlqyer financiare që kemi patur ndër vite, përfaqësojnë mesazhin e duhur që duhet të merrnim këtë fundvit.
Çmimi vjen si një vlerësim i performancës së Bankës në ofrimin e produkteve të reja për financimin e kapitalit qarkullues dhe aseteve për bizneset START-UP, rritjes së qëndrueshme, investimeve në zhvillimet teknologjike në shërbimet bankare dhe përmbushjes së nevojave të klientëve me profesionalizëm dhe inovacion.
Bledar Shella, drejtori i Përgjithshëm i OTP Bank Albania: Është patjetër një vlerësim që i shkon punonjësve të rrallë që kemi në skuadrat tona, por mbi të gjitha klientëve tanë që kanë mirëkuptuar ndryshimet dhe kanë përqafuar të ardhmen e përbashkët.
Ky është viti i tretë radhazi që Banka OTP Albania vlerësohet me këtë titull prestigjioz. Si pjesë e Grupit OTP, një nga institucionet financiare më të mëdha dhe me rritjen më të shpejtë në Evropën Qendrore dhe Lindore, Banka OTP Albania reflekton vlerat dhe standardet e larta të grupit, duke kontribuar në rritjen dhe fuqizimin e tij në tregun bankar shqiptar.
Tv Klan