Banka e Kursimeve në Shqipëri do t’i shitet Reiffaisen Bank, njëra nga bankat pjesëmarrëse në tender. Vlera e ofruar nga banka austriake është 126 milionë dollarë. Ministri i Financave ka njoftuar në një Konferencë për shtyp të orëve të vona të mbrëmjes se fituese e tenderit është banka austriake Reiffaisen, e cila bleu në këtë mënyrë 100% të aksioneve dhe Bankës Shiptare të Kursimeve.
Kastriot Islami: “Dhe përfundimisht në orën 20:30, të dy ofertuesit u paraqitën përpara Komisionit. Njëri prej ofertuesëve, Banka Reiffaisen, paraqiti kontratën në përputhje me kerkesën e procedurave të tenderit dhe konkretisht me aneksin 2-B1, pika I, ndërsa ofertuesi tjetër, Banka OTP, paraqiti një deklaratë nëpërmjet së cilës shprehet mospëlqimi për plotësimin i këtij kushti kualifikues. Në këto kushte, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, mbështetur në vendimin e sipërpërmendur të Këshillit të Ministrave, pjesa 8, pika 1 vendosi të vazhdojë procedurat e tenderit në bazë të kërkesave ligjore duke kualifikuar për vazhdimin e mëtejshëm për vlerësimin e ofertës financiare dhe të ofertës teknike, Bankën Reiffaisen. Në emër të Komisionit: Sokol Fshazi, Burbuqe Riba, Gent Çifliku, Etleva Kondi, Semiha Loca, Nuri Sopaj, Arjan Selati, Endi Çakani, jam i detyrar para jush të hap ofertën financiare në prani dhe të përfaqësuesit të Reiffaisen.”/tvklan.al