Manita golash ndaj Andorrës për të kërcënuar rivalët e Europianit. Spanja e Luis de la Fuente nuk toleroi aspak ndaj kombëtares modeste, teksa shënoi 5 herë, duke e kthyer 90 minutëshin në një seancë stërvitore.

La Roja kishin një marsh më shumë në fushën e lojës, pasi fituan 5-0 dhe dominuan totalisht në çdo aspekt mbi kundërshtarin. Rikthim tek fitorja pas dy rezultateve negative në miqësore, falë edhe tregolëshit të Ojarzabal.

I aktivizuar në fillim të pjesës së dytë, talenti spanjoll kompletoi tripletën në harkun e 20 minutave lojë. Test tepër i mirë nga ana e spanjollëve, që do udhëtojnë drejt Gjermanisë si pretendente kryesore për titullin.

Ndaj rivalëve si Shqipëria, Italia dhe Kroacia iberikët duan të hedhin pas krahëve zhurmën dhe polemikat që kanë përfshirë federatën spanjolle të futbollit. Në analizën e agjencisë së lajmeve Reuters, Spanja kërkon të marrë maksimumin nga futbollistët e talentuar, që ka një përzierje të mirë të lojtarëve të rinj dhe veteranëve.

Për herë të fundit, Spanja fitoi Ligën e Kombeve sezonin e shkuar, teksa titulli kontinental mungon prej vitit 2012. Në edicionin e 17-të të Europianit, 2 herë kampionët e kontinentit synojnë të hedhin pas krahëve edhe ato eliminime zhgënjyese në gjysmëfinalet e Europianit të shkuar dhe në çerekfinalen e Botërorit të Katarit.

Klan News