U mbyll pa marrëveshje edhe raundi i katërt i bisedimeve mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e bllokimit të Dinarit serb nga qeveria e Prishtinës.
Pas takimeve të zhvilluara këtë të enjte në Bruksel nën ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç akuzuan njëri-tjetrin për dështimin.
Bislimi tha se takimi nuk pati rezultat për shkak të politikës penguese të palës serbe, por Petkoviç u përgjigj se bëri gjithçka për të gjetur një zgjidhje”. Ndryshe nga herët e tjera, palët nuk zhvilluan një takim trepalësh mes tyre.
Tv Klan