Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Neritan Ceka, kryetar i PAD:- “Elektorati i kësaj qeverie nuk sheh më figurat për të cilat ka votuar, por për fat të mirë sheh partitë për të cilat ka votuar. Tek PS unë mendoj se shikon kryesisht një parti që është në lëvizje të brendeshme, në një luftë të brendshme me grupe interesash. Tek PAD elektorati sheh një forcë që nuk është implikuar pavaresisht nga përpjekjet që bëhen për ta implikuar. Ne nuk kemi asnjë njeri nga aleanca tek i cili është vënë gishti për korrupsion dhe asnjë akuzë e cila është kaluar në akuzë kundër aleancës dhe unë po them që aleanca sado e vogël që është, përbën një faktor i cili gjykohet ndryshe nga PS.

Gjergj Zefi dhe Perikli Teta kanë argumentuar largimin e PAD-së nga koalicioni qeveritar. Gjergj Zefi si anëtarë i asamblesë ka kërkuar edhe largimin e Neritan Cekes si president i PAD, duke pasur një dështim sipas tij të lidershipit. Ndërsa Preç Zogaj në fjalën e tij ka deklaruar që nuk dua të jem unë shkaku i daljes nga koalicioni, por do të jem dakort me çdo vendim që do të marrë asambleja. Pas nje mbledhje te gjate PAD vendosi te mos largohet nga koalicioni./tvklan.al