Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
Të ftuar: Gerta Zajmi, Alfred Lela,Prec Zogaj, Tedi Kopliku
Mbrëmjen e kësaj të marte emisioni “Opinion” në Tv Klan fokusohet në protestën e tretë që zhvillon opozita, e cila u shoqëruan me tensione të shumta mes protestuesve dhe forcave të policisë. Duket sikur ka një lloj monotonie në përsëritjen e protestave për arsye se argumenti mbetet po ai. Megjithatë diskutimi me të ftuarit në studio do të shtrihet në një rrafsh më të gjerë, tek takimi që pati kryeministri Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Londër.
“Policia të kap edhe për leckash”, Zaimi-Lelës: Jeni në zbritje me këto protesta!
Mënyra si opozita po zhvillon protestat së fundmi ka krijuar debat mes Alfred Lelës dhe Gerta Zajmit sonte në “Opinion”. Sipas Zaimit, nuk ka pjesëmarrje masive në këto tubime, duke shtuar se më shumë po bëhet për zhurmë se për të bërë një ndryshim. Lela e kundërshtoi duke theksuar se ka një diferencë mes protestave në shesh dhe mosbindjes civile në trajtë marshimi.
Gerta Zaimi: Me të gjitha problemet që ka pushteti dhe qeverisja, opozita nuk arrin të prodhojë asnjë pjesëmarrje massive. Po ta shohësh, ajo që mua më bëri përshtypje ishte se mungonte rinia dhe gratë. Kishte gra, por shumë pak.
Alfred Lela: Ju i doni gratë në tytën e autobotit të ujit, se për çfarë po i nxjerr?
Gerta Zaimi: Kur ke një bindje, e rrezikon veten edhe me autobotin e ujit. Unë shoh se PD e ka përdorur këtë lloj taktike më shumë për të hequr vëmendjen nga zvogëlimi i njerëzve, për të krijuar zhurmë, porn ë thelb ka mungesë substance.
Alfred Lela: Mirë, po kur e mbushin bulevardin në atë që quhet protestë, ç’a është?
Gerta Zaimi: Ju jeni në zbritje.
Alfted Lela: Mos ngatërroni protestën e madhe në shesh me marsh në Tiranë në formë mosbindjeje civile.
Gerta Zaimi: Unë bëj mbledhjen e të gjithave, efekti është dobësimi. Efekti pozitiv është se ju keni kuptuar që mosbindja civile nuk ka të bëjë me dhunën.
Alfred Lela: Kur e bën policia, ju bën përshtypje?
Gerta Zaimi: Nisni protestë të paautorizuar.
Alfred Lela: Nuk ka autorizim për protestat zonjë, në Kushtetutë ka njoftim. Nuk i kërkohet leje kujt.
Gerta Zaimi: Bëni manipulim kot, në të gjitha vendet e botës ka autorizim. Pa marrë leje dhe pastaj policia ka të drejtën të të kapë për leckash dhe të të heqë.
Kaq i inkriminuar është Elbasani? Boçi pas aksionit të SPAK: Pyetja është ku janë politikanët?
Deputeti Luçiano Boçi ishte në një lidhje live në emisionin “Opinion” në Tv Klan këtë të enjte. Ai u pyet në lidhje me dosjen e SPAK pas aksionit që goditi grupin e Suel Çelës në qytetin e Elbasanit, ku ai vetë është deputet.
I pyetur nëse Elbasani është kaq i inkriminuar sa duket në dosje, Boçi theksoi se problemin kryesor të kësaj çështje e ka politika e Elbasanit. Sipas Luçiano Boçit pyetja e natyrshme që lind pas aksionit të SPAK është se ku janë politikanët që mund të jenë përfshirë në këtë çështje.
Sipas Boçit, SPAK duhet të zbulojë dhe të zbardhë krimin zgjedhor që ka ndodhur.
Blendi Fevziu: Çfarë po ndodh në Elbasan? Lexova pak këtë dosjen, mezi po pres të vazhdoj vazhdimin, ishte kaluar librave. Agata Kristi do dukej diletante përpara dosjes.
Luçiano Boçi: Unë ndoshta dosjen nuk e kam parë, por gjykoj që ai aksion i policisë ka shumë pikëpyetje brenda në mënyrën si është vepruar, si janë targetuar personat. Ka paksa kontradikta brenda parashtrimeve që SPAK bën në mënyrën si interpreton aksionin dhe faktet sepse ka kakofoni që janë përgjime që vijnë nga përgjimet e EncroChat apo nga dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Dumani. Edhe më herët ka pasur mospërputhje mes përgjimeve të dala në Sky dhe EncroChat dhe të thënave të Dumanit si i penduar dhe kjo ka krijuar një lloj amullie në mënyrën si ka vepruar SPAK.
Blendi Fevziu: Pyetja e drejtpërdrejtë është Boçi, kaq i inkriminuar është Elbasani sa duket në dosje?
Luçiano Boçi: Elbasani ka pasur problemin e tij dhe problemi kryesor të inkriminimit Blendi e ka politika e Elbasanit, e kanë përfaqësuesit politikë dhe kjo mungon në aksionin politik të Elbasanit. Kjo situatë nuk mund të mbulohet me një lidhje mes personave dhe gjyqtarëve, por duke u nisur nga vetë shprehja e Dumanit që nëpërmjet Sky dhe EncroChat kemi zbuluar lidhjet e krimit me politikën, pyetja natyrshëm e imja dhe e juaja në studio është ku janë politikanët?
Blendi Fevziu: Ju pretendoni që në dosje nuk janë përfshirë politikanë që duhej të ishin në dosje?
Luçiano Boçi: Po, po këtë po pretendoj.
Blendi Fevziu: E keni informacion këtë apo hamendje?
Luçiano Boçi: Unë këtë e kam nisur nga thëniet e zotit Dumani.
Blendi Fevziu: Nëse keni informacion për këtë të lutem mi thuaj se kjo hap një temë shumë të madhe.
Luçiano Boçi: Është dekonspiruar vetë Dumani ku tha se nëpërmjet Encrochat kemi zbuluar lidhjet e krimit me politikën dhe krimi më i madh që ka ndodhur në Shqipëri, ka ndodhur kudo është krimi zgjedhor. Atëherë çfarë të dhënash ka zoti Dumani për krimin zgjedhor dhe kush janë politikanët e kapur me fakte në realizimin e krimit zgjedhor. Kemi vetëm një dosje sot, atë të Çyrbjes, e cila dhe ajo po mbahet e kamufluar. Për të vënë duart në kokë ishte ajo, prandaj kanë marrë masa që të mos i vemë dhe njëherë duart në kokë ne në situatat që janë zbuluar. Për sa kohë krimi më i madh është krimi zgjedhor, atëherë këtë presim ne dhe këtë e presin dhe shqiptarët. Ne presim të zbardhet dhe të zbulohet nga SPAK krimi zgjedhor.
A do të hyjë PD në zgjedhje pa qeveri teknike? Si përgjigjet Luçiano Boçi
Deputeti Luçiano Boçi në një lidhje live me emisionin “Opinion” në Tv Klan tha se qëllimi kryesor i mosbindjes civile duke bllokuar rrugët në kryeqytet ishte paralizimi i jetës sociale dhe ekonomike të Tiranës.
Ai u shpreh se në këtë aksion të PD-së morën pjesë aq njerëz sa ishte e domosdoshme. Po ashtu sipas tij, qytetarët që u bllokuan treguan solidaritet, duke nënkuptuar për Boçin, pranim të revoltës.
“Kanë qëndruar tre orë pa bërë asnjë gjest revolte ndaj njerëzve që janë grumbulluar”, tha Boçi.
Arsyeja pse Partia Demokratike i ka nisur aktet e mosbindjes civile është kërkesa për një qeveri teknike. Por çfarë ndodh nëse nuk e marrin, a do të hyjnë ata në zgjedhje?
Kjo ishte pyetja e drejtpërdrejtë që i drejtoi gazetari Blendi Fevziu. Por për Boçin mosbindja civile që ka nisur PD do të ketë sukses, pra do ta arrijë qëllimin që në zgjedhjet e ardhshme të hyhet me qeveri teknike, pa Ramën kryeministër.
Blendi Fevziu: Pyetje e drejtpërdrejtë, pa qeveri teknike, hyni apo nuk hyni në zgjedhje?
Luçiano Boçi: E kuptova shumë mirë. Mosbindja civile do vazhdojë me akte të tjera, më frekuente. Mund të jetë dhe afër në Dhjetor, por edhe në forma të tjera. Sot ka një bindje shumë të madhe që qëndresa e qytetarëve nuk mposhtet. Ka dhe mbështetje dhe përkrahje në opinionin publik sado deformohet, sado që shpërndahen mesazhe sikur nuk ka pasur solidaritet. Kjo nuk është e vërtetë sepse ne nuk transmetuam nga qytetarët diçka të tillë. Do insistojmë në mosbindje civile. Jo thjesht në format që nuk janë ekzekutuar, por duke performuar edhe në forma të tjera. Nuk jemi në fushën e shkencave ekzate.
Blendi Fevziu: Hyni apo nuk hyni me Ramën kryeministër në zgjedhje?
Luçiano Boçi: Ne do vazhdojmë betejën tonë me bindjen që do marrim qeverinë teknike. PD nuk është shprehur për bojkot të proceseve zgjedhore, por kjo nuk do të thotë që po të jap përgjigjen që ti do, jo se do ti, ti je gazetar dhe normal do. Përgjigja ime është do bëjmë aksionin tonë të mosbindjes civile për të arritur te qeveria teknike. Unë kur e kam bindje këtë dhe duke parë progresionin e akteve të mosbindjes civile nuk mund të them që prashikoj që mosbindja do dështojë. Jam shumë i bindur që do të ketë sukses.
Blendi Fevziu propozon debatin, Lela sfidon socialistët: Nuk vijnë ata, tanët janë gati
Gazetari Blendi Fevziu kishte një ftesë të drejtpërdrejtë në studion e emisionit “Opinion” për një debat mes të rinjve të PD-së dhe të PS-së.
Kjo ndodhi teksa në studio ishte i ftuar Drejtori i Komunikimit të PD-së, Alfred Lela dhe Tedi Kopliku, anëtar i Departamentit Brain Gain në selinë blu.
Dy të fundit ishin të gatshëm, por thanë se nga ana e Partisë Socialiste refuzojnë të vijnë. Madje Lela i sfidoi socialistët që të dalin në debat pasi të rinjtë e PD-së sipas tij janë gati për diçka të tillë.
Blendi Fevziu: Pse nuk vini një herë ju të rinjtë e PD-së t’ju përball me të rinjtë e PS-së këtu?
Alfred Lela: S’vijnë ata të PS-së.
Blendi Fevziu: S’vijnë ata të PS-së?
Tedi Kopliku: S’vijnë ata të PS.
Blendi Fevziu: S’i sjell PS-ja njerëzit?
Alfred Lela: Provoji. Po erdhën këta tanët janë gati.
Blendi Fevziu: Kontaktoni një nga ju që të shohim si janë. Tani unë e bërë ftesë publike, po nuk erdhën, ta mbajnë vetë.
/tvklan.al