Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Partia Aleanca Demokratike ka mbledhur sot konferencën e saj të jashtëzakonshme. Ishte presidenti i kësaj partie Neritan Ceka i cili hodhi i pari tezën për të shkuar i vetëm në zgjedhjet lokale dhe njëkohësisht për të qëndruar edhe në koalicion.  

Neritan Ceka, kryetari i PAD:- “Është e domosdoshme që Aleanca Demokratike të dalë e vetme si një subjekt i veçant jashtë çdo koalicioni në zgjedhjet e këtij viti.  

Por nuk ishte i këtij mendimi kundërshtari një vjeçar i Cekës, Gjergj Zefi.  

Gjergj Zefi:- “Largimi nga koalicioni ishte edhe vendimi më i rëndësishëm politik për të shpëtuar sadopak nga morali dhe dinjiteti ynë, për tju shmangur sadopak kompromentimit përkundrejt programacionit tonë politikë, të cilin ne të gjithë bashkë e kemi vendosur para 7 apo 8 vjetësh”.

Presidenti i PAD duke ju përmbajtur mendimit të tij ka marrë parasysh se mund të përballojë edhe pjesën më konservatore të PS, që sipas tij janë Nano dhe Ruçi.

Neritan Ceka, kryetari i PAD:- “Ne nuk kemi përse të tërhiqemi nga pozitat e pushtetit që i kemi fituar në saj të sakrificave dhe luftës së ashpër politike dhe jo të klientelizmit”.

Neritan Ceka sot nuk ka lënë mënjan as kontestimet e tij për partinë e Gjinushit, duke e konsideruar atë si një parti të barabartë në përqindje me partinë e tij por me një buxhet 7 herë më të madh sesa PAD. Por cili është objektivi i PAD sipas Cekës?  

Neritan Ceka, kryetari i PAD:- “Objektivi ynë është te bëhemi forca e tretë politike në shqipëri, ose më mirë të themi një nga tre forcat kryesore politike”.

Partitë e mëdha tha Ceka nuk kanë më shumë se 40% të elektoratit dhe solli si argument i rënies së përqindjes faktin se PS ka luftë të brendshme dhe një lidership të kontenstueshëm dhe se PD bën fushatë të parakohshme për të gjeneruar konflikt.Ceka kërkon të shkoj i vëtëm në zgjedhje por të qëndroj në koalicion, pasi njerëzit e PAD duhen përgatitur për të qeverisur.

Ndryshe nga Ceka është shprehur edhe anetari i PAD-së Perikli Teta.  

Perikli Teta:- “Si rrugë të vetme për konsolidimin dhe forcimin e kësaj partie është dalja nga koalicioni dhe shkuarja vetem në zgjedhje. Kjo është rruga e vetme që unë mendoj për PAD”.

Ishte më pas Preç Zogaj ai që kërkoi argumente se përse duhet të qendrojnë ende në koalicion. Nën frymën pro apo kundra qëndrimit në koalicion diskutuan dhe shumë delegatë. Votimi i hapur vendosi që PAD të dalë e vetme në zgjedhjet e pushtetit lokal dhe të vazhdoj të qëndroj në koalicion./tvklan.al

Gazetare – Mimoza Picari