Shtimi i kërkesave sidomos për emigrantët, ka shkaktuar mjaft probleme, në zyrat e tërheqjes së pasaportave biometrike.
Radhët në sportele kanë nisur që në orët e para të mëngjesit,situatë kjo që ka sjellë dhe reagimin e qytetarëve.
Në komisariatin e policisë punohet vetëm me një sportel në një kohë që tre të tjerë qëndrojnë bosh, duke mos plotësuar kështu kërkesën e lartë të personave të interesuar për pajisjen me pasaportë.
Qytetari 1: “Çdo 20 minuta më e pakta është që të nxjerrin një pasaportë.”
Qytetari 2: “Gjithë ky Durrës të mos ketë dy sportele, të ishin dy sportele mbaronin punë njerëzit.”
Drejtoria e policisë së Durrësit ka vënë në dispozicion ambientet e saj për shpërndarjen e pasaportave biometrike, por firma “Sazhem”, kompetencë e së cilës është pajisja e qytetareve me dokumentin përkatës, ka vënë në funksion vetëm një sportel nga katër ekzistues, në një kohë që numri personave që paraqiten çdo ditë shkon në 240./tvklan.al