Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu Rexhep Gjunin, gjyshin i cili akuzohet për rrëmbimin e nipit të tij 3-vjeçar. Ai do të qëndrojë në “arrest shtëpie”.
Gjykata ndrysoi masën edhe për kunatin e Rexhep Gjunit, Arben Salajn, i cili gjithashtu do të qëndrojë në “arrest shtëpie”. Ata u arrestuan pas denoncimit që bëri nëna e 3 vjeçarit për rrëmbimin e fëmijës nga gjyshërit e tij nga ana e babait.
Gjyshja e të miturit Bahrije Gjuni e mbajti të miturin për disa ditë, por më pas e dorëzoi në polici. Pas vetëdorëzimit gjyshja u lirua.
Njoftimi i plotë i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për rastin:
Në përfundim të gjykimit, sot me datë 22.05.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare Znj. Lutfije Celami vendosi: Miratimin e vendimit nr. 241/2, date 19.04.2024 te Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Durrës, për sa i perket vleftesimit te ligjshem te ndalimit për personat nën hetim R. Gj dhe A. S. Ndryshimin e ketij vendimi përsa i përket masës së sigurimit ndaj personave nën hetim R. Gj dhe A. S, si me poshtë: Caktimin ndaj personit nen hetim R. Gj masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 të K.Pr.Penale. Urdhërohet personi nën hetim R. Gj që të mos largohet nga banesa e tij…
Urdhërohet personi nën hetim R. Gj që gjatë qëndrimit të tij në banesë nën masen e sigurimit “Arrest në shtëpi” të mos komunikojë me çfarëdo lloj komunikimi me persona të tjerë, me përjashtim të atyre me të cilët ai bashkëjeton. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të ndaluarit R. Gj nga dhomat e paraburgimit, nëse ai nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale, masë tjetër sigurimi apo dënim të dhënë me vendim gjyqësor. Urdhërohet shërbimi i policisë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi, duke e shoqëruar shtetasin R. GJ nga vendi ku ai po mbahet, deri në banesën e tij.
Caktimin ndaj personit nën hetim A. S masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 të K.Pr.Penale. Urdhërohet personi nën hetim A. S që të mos largohet nga banesa e tij. Urdhërohet personi në hetim A. S që gjatë qëndrimit të tij në banesë nën masen e sigurimit “Arrest në shtëpi” të mos komunikojë me çfarëdo lloj komunikimi me persona të tjerë, me përjashtim të atyre me të cilët ai bashkëjeton. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të ndaluarit A. S nga dhomat e paraburgimit, nëse ai nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale, masë tjetër sigurimi apo dënim të dhënë me vendim gjyqësor. Urdhërohet shërbimi i policisë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi, duke e shoqëruar shtetasin A. S nga vendi ku ai po mbahet, deri në banesën e tij Urdhërohet prokuroria dhe policia gjyqësore të zbatojnë vendimin e gjykatës dhe të kontrollojnë urdhërimet që i janë dhënë personave nën hetim R. Gj dhe A. S me këtë vendim gjyqësor.
Klan News