Sapo kalon Llogaranë, fshati i parë që të mirëpret është ai i Palasës, që çdo vit e më shumë po bëhet i njohur ndër vendasit, por edhe të huajt për plazhet e pastra dhe të sigurta që ka.
“Është shumë mirë këtu, uji është i pastër. Më pëlqen.”
Çdo sezon veror e kthen jugun në “kryeqendrën e Shqipërisë”, një rajon që nuk ofron vetëm det të bukur, por edhe histori, kulturë e kulinari.
Arion Simoni, drejtori i turizmit në Himarë: Po të shikosh kalatë tona, kishat vizitohen shumë. E dyta në listë është kulinaria.
Një treg i ri që po zgjerohet është ai me Portugalinë, të cilët po preferojnë të zbulojnë Shqipërinë, por edhe gjire të tjera që ofron riviera joniane.
Arion Simoni, drejtori i turizmit në Himarë: Një risi kanë qenë portugezët.
Sipas drejtorit të turizmit në Bashkinë Himarë, investimet në infrastrukturë dhe shërbime po e orientojnë turizmin në atë që quhet elitar, ndërsa Korrik, Gushti është i gjithi i rezervuar.
Tv Klan