Zonat e thella malore të juglindjes, me natyrë mahnitëse dhe biodiversitet të larmishëm po zgjojnë kuriozitetin e vizitorëve të huaj. Ky grup turistësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë për pushime, përfshinë në udhëtimin e tyre edhe Strelcën, një nga fshatrat malorë të Maliqit.
“Jemi nga Amerika, Neë Hampshire. Për ne është hera e parë në Shqipëri, dhe po e njohim vendin tuaj përmes një mikut tonë nga Shqipëria. Strelcën na e sugjeroi ai dhe është një fshat shumë i bukur. Dje ishim në Prespë, ndërsa pas kësaj do të shkojmë në Berat.”
Natyra, ushqimet tradicionale dhe mikpritja e bëjnë të paharrueshëm udhëtimin e vizitorëve të huaj.
“Guida po na tregon vende shumë të bukura, ajo që më surprizon është se Shqipëria qenka një vend me shumë male. Më pëlqen ushqimi dhe udhëtimin në Shqipëri mund ta përkufizoj si një udhëtim shumë të bukur. Kishim vendosur të shkonim në Greqi, por na sugjeruan Shqipërinë dhe thamë përse jo, dhe jemi shumë të kënaqur edhe me mikpritjen.“
Zonat e thella malore të juglindjes, të cilat preferohen sidomos nga të huajt, janë bërë pjesë e guidave turistike duke zbuluar mundësi të reja për zhvillimin e ekoturizmit.
Tv Klan